Aktualitet

75-vjetori i çlirimit të kampit Aushvic-Birkenau, Bushati: Atdheu ynë ishte strehë e sigurtë për hebrenjtë

Ish-ministri tha se shqiptarët, marrëzia e Holokaustit i vuri në test përballë historisë, vlerave dhe dashurisë për jetën.
Featured image of article: 75-vjetori i çlirimit të kampit Aushvic-Birkenau, Bushati: Atdheu ynë ishte strehë e sigurtë për hebrenjtë Pamje nga kampi Aushvic-Birkenau

TIRANË– Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një  status për Ditën Përkujtimore të Holokaustit dhe 75-vjetorit të çlirimit të kampit famëkeq të Aushvic-Birkenau në Poloni.

Bushati ka thënë se 27 janari, dita përkujtimore e Holokaustit është një simbolikë që lidhet me aktin e pashembullt njerëzor dhe fitoren e njerëzimit kundër së keqes.

Ndër të tjera, ish-ministri tha se shqiptarët, marrëzia e Holokaustit i vuri në test përballë historisë, vlerave dhe dashurisë për jetën.

Postimi i Ditmir Bushtatit :

Dita e Përkujtimit të Holokaustit mbart një simbolikë që lidhet jo vetëm me aktin e pashembullt çnjerëzor nga një regjim, por edhe me shpresën dhe vulën e fitores së njerëzimit kundër së keqes.

Kur reflektojmë mbi këtë ligësi, kujtojmë sesi gjithçka filloi nga fjala. Nëpërmjet fjalëve u krijua një rrëfenjë e rreme për hebrenjtë. Nëpërmjet fjalëve u ngjiz frika që më pas u shndërrua në urrejtje. Nëpërmjet fjalëve paragjykimet u shndërruan në stereotipe dhe ajo që dikur nuk mund të imagjinohej u shndërrua në mendimin e ditës: në urrejtje, përndjekje e shfarosje të hebrenjeve.

Ne shqiptarëve, marrëzia e Holokaustit na vuri në test përballë historisë, vlerave dhe dashurisë për jetën. Atdheu ynë u shndërrua në një strehë të sigurtë për hebrenjtë në Evropë.

Preludi i Holokaustit ishte pikërisht pasiviteti, indiferenca ndaj politikave ekstremiste, të veshura me petkun joshës të populizmit të kohës. Edhe sot, 75 vite më pas, beteja për fjalën e lirë si çelësi i formësimit të rrëfenjës kolektive mbetet thelbësore në një kohë që kultura demokratike evropiane po lëkundet mes dallgëve të pasigurisë të shkaktuar nga racizmi, ksenofobia, krimet dhe gjuha e urrejtjes

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Është përgjegjësia jonë e përbashkët për të rezistuar kundër çdo gjëje që kërcënon mënyrën tonë të jetesës, lirinë dhe vlerat e përbashkëta. Është detyra jonë të sigurojmë që gjenerata e re trashëgon një botë të paqtë e harmonike. #WeRemember 

 

 

 

Kampi Aushvic u çlirua më 27 janar të 1945. Në kamp kishte 7.000 të mbijetuar, kryesisht të sëmurë që rrezikonin të vdisnin. Rreth 1.300,000 burra, gra dhe fëmijë u internuan në Aushvic në vitet 1940-1945. Nga këto, të paktën 1.100,000 u vranë. Forumi i Pestë i Holokaustit Botëror  zhvillohet për çdo vit në Yad Vashem dhe Presidenti i Izraelit, Rivlin do të presë 40 udhëheqës të botës në një darkë ku do të diskutojnë në Rezidencën e Presidentit.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment