Aktualitet

Tragjedia në Bulqizë/ Kryebashkiaku Lefter Alla: Do të mbulojmë shpenzimet e ceremonisë mortore. Pension special për familjen Tolaj

Alla është shprehur se bashkia do të mbulojë shpenzimet e ceremonisë së varrimit të tre anëtarëve të familjes Tolaj.
Featured image of article: Tragjedia në Bulqizë/ Kryebashkiaku Lefter Alla: Do të mbulojmë shpenzimet e ceremonisë mortore. Pension special për familjen Tolaj Lefter Alla dhe shtëpia e familjes Tolaj

BULQIZË– Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është shprehur se bashkia do të mbulojë shpenzimet e ceremonisë së varrimit të tre anëtarëve të familjes Tolaj, duke shtuar se kësaj familjeje do t’i akordohet një pension special në mbledhjen e këshillit Bashkiak të radhës.

“Do t’i ndihmojmë me shpenzimet e varrimit. I garantoj se do të jemi shumë pranë kësaj familjeje. Do t’i akordojmë një pension special në mbledhjen e Këshillit Bashkiak”, tha kyebashkiaku Lefter Alla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tolaj, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi. Sipas policisë tragjedia e trefishtë në Ostren u shkaktua si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit, ndërsa mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola ndodhej jashtë shtëpisë.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment