Aktualitet

Kriza minerare, shtohet numri i punëkërkuesve të papunë në Bulqizë, Doda: 68 persona marrin pagesë papunësie

Video
Doda u shpreh se aktualisht marrin pagesë papunësie 68 persona të dalë nga sektori minerar dhe ky numër pritet të rritet në vazhdim.

BULQIZË– Sektori minerar është zhytur në një krizë të thellë të mungesës së shitjes për shkak të rënies drastike të çmimit të mineralit të kromit në tregun ndërkombëtar. Shumë subjekte kanë përgjysmuar pagat e punëtorëve e të tjerë i kanë larguar fare nga puna.

Kjo është reflektkuar edhe në rritjen e numrit të punëkërkuesve të papunë në Zyrën e Punës në Bulqizë. Drejtoresha e këtij institucioni Jetmira Doda tha se rritja ka ardhur në muajt e fundit të vitit të kaluar dhe muajt e parë të këtij viti. Doda u shpreh se aktualisht marrin pagesë papunësie 68 persona të dalë nga sektori minerar dhe ky numër pritet të rritet në vazhdim, raporton gazetari Enver Doçi.

Po ashtu drejtoresha e Zyrës së Punës Bulqizë, Jetmira Doda tha se deri tani personat e paraqitur nga sektori minerar janë 50% burra e 50% gra, numër i cili mund të ndryshojë për shkak se në miniera numrin më dominant e kanë burrat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Personat e paraqitur nga sektori minierar janë 50% burra e 50% gra, numër i cili mund të ndryshojë për shkak se në miniera numrin më dominant e kanë burrat”, u shpreh Doda.

Rënia e ndjeshme e çmimit të kromit në tregun ndërkombëtar, pritet ta thellojë edhe më shumë problemin e largimit të minatorëve nga puna në të gjitha subjektet minerare të Bulqizës.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment