Bota

Nga java tjetër, Britania e Madhe gati të ndalojë të gjitha grumbullimet masive si shkak i koronavirusit

Ndryshe nga shumë vende në Europë që prej ditësh kanë marrë masa drastike si shkak i koronavirusit, Britani e Madhe po i merr shumë vonë masat kundër përhapjes së virusit kinez.
Featured image of article: Nga java tjetër, Britania e Madhe gati të ndalojë të gjitha grumbullimet masive si shkak i koronavirusit Foto ilustruese

BRITANI– Britania e Madhe po përballet ashtu si 126 vende të tjera në botë me situatën e vështirë të krijuar nga koronavirusi. Për këtë shkak qeveria e Boris Johnson ka njoftuar se së shpejti do të ndërmarrë masa të forta për shmangien e koronavirusit në vend.

Nga mediat e huaja, është mësuar se prej javës së ardhshme do të grumbullimet masive do të ndalohen, masa këto që do të ndihmojnë në situatën kritike në të  cilën është përfshirë vendi.

Ndryshe nga shumë vende në Europë që prej ditësh kanë marrë masa drastike si shkak i koronavirusit, Britania e Madhe po i merr shumë vonë masat kundër përhapjes së virusit kinez.

Ditën e djeshme, edhe Premier Liga e futbollit në Angli pezulloi të gjitha ndeshjet deri në 4 prill dhe aktivitete të tjera si Maratona e Londrës, që u shtynë prej organizatorëve.

“Ka shumë konsiderata komplekse për t’i bërë të gjitha këto masa sa më efektive që të jetë e mundur. Ne do të marrim vendimet e duhura në kohën e duhur bazuar në provat më të mira shkencore.”-ka qenë ky një njoftim nga burimet në qeveri, shkruan BBC.

Ka pasur kritika për trajtimin e qeverisë nga kriza, përfshirë edhe nga ish-sekretari i shëndetësisë Jeremy Hunt, i cili përshkroi vendimin e tij të mëparshëm për të ndaluar anulimin e tubimeve të mëdha si “shqetësuese”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 38 të infektuar, mes tyre një viktimë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment