LIVE UPDATES
Bota

Brexiti dhe pasojat në politikën e jashtme e të sigurisë

4 Shkurt 2020, 07:59 Nga DOSJA
Brexiti dhe pasojat në politikën e jashtme e të sigurisë

BRITANI E MADHE– Tani, anëtarja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Britania e Madhe po ndjek rrugën e saj. Çfarë do të thotë kjo për peshën strategjike të Evropës në botë?
Bashkëpunimi midis BE-së dhe Britanisë së Madhe me të vërtetë nuk ka qenë gjithmonë i lehtë në dekadat e kaluara. Gjë e cila dilte në pah dendur edhe në në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Londra konsiderohej më shumë frenuese dhe bllokuese, kur bëhej fjalë për të thelluar bashkëpunimin ushtarakisht, për shembull.

Nga ana tjetër, me Britaninë e Madhe po largohet nga BE një peshë e rëndë politike. Eurodeputeti i Aleancës 90/Të Gjelbërve Reinhard Bütikofer, pra, e sheh BE të dobësuar pas Brexit-it: “Në fund të fundit, britanikët janë një vend me diplomaci me shumë përvojë, britanikët kanë një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, britanikët kanë vënë deri tani në dispozicion burimet më të mëdha nga të gjitha vendet e BE për sa i përket kapacitetit ushtarak.”

Bütikofer kërkon një marrëdhënie të ngushtë dhe të ekuilibruar me britanikët pas largimit të tyre. Dhe shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell kohët e fundit tha në një intervistë televizive se bashkëpunimi në politikën e sigurisë është me interes të ndërsjellë. Ai tha se të dyja palët kanë shumë pozicione të përbashkëta në skenën globale. Dhe ka shumë tema ku duhet bashkëpunuar. Nga sanksionet deri tek çështjet strategjike, te shërbimet sekrete, te lufta kundër lajmeve të rreme dhe luftës kibernetike

Pas 31 janarit ekziston vetëm shprehja e vullnetit të mirë

Se sa fort do të qëndrojnë në fund të lidhur BE dhe Britania e Madhe, kjo aktualisht është ende e paqartë.Në deklaratën politike, të cilën e kanë nënshkruar të dyja palët krahas marrëveshjes së divorcit, ka vetëm shprehje qëllimi e fjalë të vullnetit të mirë. Britanikët p.sh. duhet të jenë në gjendje të marrin pjesë në projekte të rëndësishme ushtarake ose të vazhdojnë të marrin pjesë në misionet ushtarake të BE-së. Këtë e mbështet eurodeputeti David McAllister i CDU-së.

“Oferta mbetet. Por e qartë është edhe, se një vend që largohet nga Bashkimi Evropian nuk mund të jetë vendi kryesor në këto misione, pra një udhëheqje britanike nuk do të ishte më e përfytyrueshme”, thotë McAllister.
Britania e Madhe pas Brexit-it bëhet një vend i tretë. Si rezultat, për të do të zbatohen rregulla të ndryshme nga ato të anëtarëve të BE-së, thotë Fabian Zuleeg nga Qendra Kërkimore Evropiane e Politikave Evropiane. “BE me siguri nuk do ta lejojë Britaninë në organet vendimmarrëse dhe kjo do të thotë se Britania duhet të ndjekë rregullat evropiane, pa pasur të drejtë bashkëvendosjeje.”

Deri në çfarë mase do të jenë të gatshëm britanikët ta bëjnë këtë, kjo është një nga të panjohurat. Dhe nga ana tjetër, sa lëshime mund të bëjë BE. Kështu që pritet që negociatat të jenë të vështira. Edhe kur bëhet fjalë për bashkëpunimin e ardhshëm midis shërbimeve sekrete dhe policisë, thotë Fabian Zuleeg. “Këtu një nga çështjet e mëdha është si do t’i trajtojmë të dhënat, kur shkëmben informacione, ato do të përfshijnë edhe të dhëna personash. Kjo duhet të bëhet sipas rregullave të rrepta evropiane. Mendoj se këtu do të ketë shumë nevojë për të negociuar për të gjetur një rrugëdalje, si mund të anashkalohen këto pengesa”. Sidoqoftë, ekspertët mendojnë se politika e jashtme dhe ajo e sigurisë mund të spostohen pas në negociatat midis BE dhe Britanisë së Madhe. Dhe ato mund të vihen pas marrëdhënieve të ardhshme ekonomike.

Marrë nga dw 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brexit britania e madhe pasojat e brexit brexit britania e madhe pasojat e brexit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni