Bota

Me mbi 30 mijë viktima/ Britanikët “harrojnë” rrezikun e Covid-19, mbushin parqet e lokalet në fundjavë (FOTO)

Pavarësisht se Britania është një vend mjaft i rrezikaur nga Covid-19, qytetarët atje kanë lënë shtëpitë ku u izoluan prej dy muajsh dhe kanë mbushur parqet dhe lokalet duke pirë birra këtë të shtunë.

BRITANI E MADHE- Me shifrat e frikshme ditore, Britania e Madhe sot është  bërë edhe vendi më i goditur në botë pas Shteteve të  Bashkuara të Amerikës. Por me gjithatë duket se britanikët janë  lodhur nga izolimi dhe qëndrimi në shtëpi prej më shumë se dy muajsh prandaj dhe kanë nisur të dalin nga shtëpitë.

Rritja e temperaturave dhe ardhja e verës ka bërë që  britanikët të dalin nga shtëpitë e të shijojnë  rrezet e diellit pa marrë parasysh se endi ende është i rrezikuar nga virusi.

Këtë të shtunë qindra britanikë kanë  mbushur parqe dhe lokale, edhe pse Qeveria ka dhënë urdhër që distancimi social duhet të zbatohet gjatë  gjithë kohës deri në një njoftim të dytë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbi 4 milion raste të prekura janë shënuar në të gjithë botën, dhe të paktën 274,000 viktima, ky është bilanci i koronavirusit. Vendi që ka numrin më të madh të viktimave është Amerika me 77.190 persona, më pas renditet  Mbretëria e Bashkuar e cila shënon 31,315 viktima, ndërsa vendin e tretë me 30,201 të vdekur e mban Italia dhe në Spanjë kanë humbur jetën 26,299 qytetarë. Ndërkohë numri i viktimave në Francë ka shkuar në 25,987.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment