Bota

Britanikët nuk i tremben koronavirusit/ Boris Johnson u kërkon ndihmë industrive për prodhimin e ventilatorëve, hotelet do t’i kthejë në spitale

Kryeministri britanik, Boris Johnson u ka kërkuar ndihmë prodhuesve, të krijojnë më shumë pajisje mjekësore përfshirë ventilatorë.  Dhe sipas mediave të huaj ai po shikon si  mundësi përdorimit e hoteleve, si spitale për të përballuar krizën.
Featured image of article: Britanikët nuk i tremben koronavirusit/ Boris Johnson u kërkon ndihmë industrive për prodhimin e ventilatorëve, hotelet do t’i kthejë në spitale Boris Johnson

ANGLI– Britania e Madhe ndryshe nga shumë vende të tjera nëpër botë që janë prekur nga koronavirusi nuk ka marrë masa drastike për mbrojtjen e qytetarëve nga Covid-19, por jeta në qytetet britanike vijon normalisht.

Nuk janë anuluar as punët, bizneset, apo transporti publik siç është bërë në shumë vende të botës ku koronavirusi ka  marrë me qindra mijëra jetë njerëzish.

Pavarësisht se numri i qyetetarëve ishte  duket se është  ulur në rrugët e Londrës, sërish qindra njerëz kanë marrë  trenave dhe autobusëve për të shkuar në punë.

Ndërkohë kryeministri britanik, Boris Johnson u ka kërkuar ndihmë prodhuesve, të krijojnë më shumë pajisje mjekësore përfshirë ventilatorë.  Dhe sipas mediave të huaj ai po shikon si  mundësi përdorimit e hoteleve, si spitale për të përballuar krizën.

Pavarësisht se në Britani nuk është parë zbrazja e supermarketeve apo boshatisja e rugëve  tek njerëzit ekziston sërish frika nga koronavirusi.

Duke qenë se deri tani është parë që viktimat nga koronavirusi kanë qenë të grupmoshave  mbi 50 vjeç, të moshuarit, janë ata që shqetësohen më shumë dhe kërkojnë masa për t’u mbrojtur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duhet ta marrim me seriozisht nga çfarë po bëjmë tani”, shprehet një qytetare.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën 6520 persona dhe të infektuar janë 106. 907. Por, 77,776 persona ka fituar betejën me koronavirusin. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 1,809. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe në Francë ka 187 viktima. Të infektuar ka edhe Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri 42 persona janë infektuar me COVID-19 dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment