Diaspora

Gjashtë viktima dhe 382 të infektuar në Britani/ Konfirmohet me koronavirus ministrja e Shëndetësisë, Banka e Anglisë ul normat e interesit, izolohen futbollistët

Sot Britania ka filluar të marri masa më serioze për koronavirusin, pasi numri i viktimave ka shkuar në 6, dhe 382 të tjerë ku mes tyre është edhe vetë ministrja e shëndetësisë e cila është izoluar në shtëpinë e saj.
Featured image of article: Gjashtë viktima dhe 382 të infektuar në Britani/ Konfirmohet me koronavirus ministrja e Shëndetësisë, Banka e Anglisë ul normat e interesit, izolohen futbollistët Spital ne Britani dhe Nadine Dorries

BRITANI E MADHE– Me përhapjen e koronavirusit Britania e Madhe ditën e sotme ka nisur të marrë masa më serioze për qytetarët e saj.

Korrespondenti i Dosja.al, Kujtim Vani, në Britani ka mësuar se Ministrja e Shëndetësisë e cila është konfirmuar e infektuar nga koronavirusi,  Nadine Dorries ka deklaruar se ka marrë të gjitha masat e këshilluara pas zbulimit se ishte prekur nga virusi.  Ajo ka thënë se ishte vetë-izoluar në shtëpinë e saj.

Koronavirusi po dëmton jo vetëm njerëzit, por ka goditur rëndë edhe ekonomitë e çdo vendi që ka prekur.

Banka e Anglisë ka njoftuar një ulje urgjente të normave të interesit për të përmirësuar ekonominë mes shpërthimit të koronavirusit. Politikëbërësit ulën normat nga 0.75% në 0.25%, duke marrë kostot e huamarrjes në nivelin më të ulët në histori.

Gjithashtu Banka tha se do të akordojë miliarda paund energji shtesë për hua, për të ndihmuar bankat që të mbështesin firmat.

Alarmi dhe mobilizimi për masat ndaj koronavirusit vjen pasi gjeti vdekjen edhe një person tjetër rreth 80 vjeç duke e çuar në 6 numrin e viktimave të koronavirusit në Britaninë e madhe, ku deri më tani janë regjistruar 382 persona të prekur nga koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë janë pezulluar edhe ndeshjet e futbollit, ku disa futbollistë të Arsenalit janë izoluar, pasi ata janë takuar me presidentin e klubit të Olimpiakosit Vangjelis Marinaqis i cili rezultoi pozitiv pasi ju nënshtrua kontrollit të koronavirusit.

 

Deri më tani në të gjithë botën 4,300 persona kanë humbur jetën, ndërsa 119,243 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar. Ndërsa 66,578 pacientë kanë rimarrë veten pas infektimit. Një nga shtetet më të prekura në botë është Italia, ku deri më tani 631 persona kanë humbur jetën dhe të infektuar janë 8.514 persona.  Në Shqipëri 10 persona janë të infektuar me koronavirus.

Korrespondenti i Dosja.al, Kujtim Vani nga Britania

Shto Koment