Bota

Anglia nuk gjen qetësi/ Stuhia “Dennis” vret 3 njerëz, në rrezik Belgjika dhe Franca (FOTO+VIDEO)

Të paktën dy viktima kanë mbetur ditën e djeshme në Britaninë e Madhe si pasojë e stuhisë së fuqishme Dennis, vetëm pak ditë pas stuhisë së fortë 'Ciara', që preku edhe Europën.
Featured image of article: Anglia nuk gjen qetësi/ Stuhia “Dennis” vret 3 njerëz, në rrezik Belgjika dhe Franca (FOTO+VIDEO) Britania e permbytur

ANGLI– Britania e Madhe nuk po gjen qetësi, pas stuhisë së fuqishme “Ciara” që u përhap një javë më parë edhe në shtete të tjera të Europës.

Dallgët në det kanë arritur deri në 20 metra lartësi, ku për këtë shkak janë mobilizuar forcat e emergjncës dhe ushtria për kujdesin maksimal të banorëve.

Kjo stuhi e fuqishme “Dennis” në Britani ka vrarë tre njerëz teksa era e fortë ka arritur në 160 km/orë.  Dy burrat që u nxorrën të pajetë nga deti nuk janë identifikuar akoma, ndërsa edhe një vajzë u mbyt në bregdetitn e Brighton.

Autoritet përkatëse kanë deklaruar se janë nxjerrë nga deti trupat e pajetë të dy personave. Gjetja e dy viktimave është bërë e mundur përmes varkës së shpëtimit dhe helikopterit të rojes bregdetare, ndërkohë që kanë  qenë duke pastruar detin pranë Margate Harbour.

Për shkak të kësaj stuhie të fortë ku rreziku është shumë i lartë, në shumë qytete britanike janë mbylluar aeroportet duke anuluar qindra fluturime, si dhe janë ndërprerë udhëtimet me tren dhe tragete.

Por ashtu sikurse edhe stuhia Ciara një javë më parë, edhe stuhia Dennis ka përfshirë Europën duke  goditur Belgjikën dhe Francën. Në rajonin veri-perendimor kanë mbetur pa energji elektrike  mbi  70 mijë shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Forcat e emergjencës duke ndihmuar një grua të moshuar

“Kjo është mjaft tronditëse … Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë si kjo.”– tha një zëdhënës i rojes bregdetare.

Shumë pjesë të Uellsit të Jugut janë nën ujë pasi stuhia “Dennis” shkaktoi përmbytje të mëdha. Janë ngritur qendra emergjence për ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Ndërsa në rajone të ndryshme të Anglisë autoritetet përkatëse po merren me incidentetet që kanë ndodhur pas stuhisë.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment