Bota

E frikshme/ Uji merr para karrocën me fëmijën brenda, i ati shpëton mrekullisht djalin (VIDEO)

I tmerruar për të birin babai i së miturit vrapon ta shpëtojë nga rreziku që i kanoset.

BRITANI E MADHE- Stuhia e fortë ‘Ciara’ në Britaninë e Madhe u ka marrë jetën  6 personave dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në një video të publikuar nga Dailymail shihet sesi vala e madhe e ujit merr para karrocën me një fëmijë. I tmerruar për të birin babai i të miturit vrapon ta shpëtojë nga rreziku që i kanoset.

Prej të shtunës së 8 shkurtit stuhia nuk ka të ndalur ndërsa po përhapet edhe në vende të tjera të Europës, si Francë, Gjermani, Belgjikë e Hollandë duke detyruar këto vende të mbyllin të gjitha fluturimet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Videoja është  regjistruar pasditen e së hënës në Lancashire. Edhe kalimtarët shihen që janë tronditur nga kjo ngjarje dhe dëgjohen duke bërtitur pasi fëmija u rrëzua në mes të rrugës dhe mund të përplasej me një makinë.

Fatmirësisht i ati arriti ta shpëtonte fëmijën pa ndodhur tragjedia.

A.C/Dosja.al

Shto Koment