Bota

Varret masive në Brazil/ Vendi i dytë më i goditur në botë, shkon mbi 21 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Deri më sot Brazili është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi, ku numërohen mbi 21 mijë viktima dhe 332 mijë të sëmurë.
Featured image of article: Varret masive në Brazil/ Vendi i dytë më i goditur në botë, shkon mbi 21 mijë numri i viktimave nga Covid-19 Varret masive ne Brazil

BRAZIL– Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi në mbarë botën. Sipas mediave të huaja është mësuar se sot Brazili është bërë vendi i dytë në botë për numrin e viktimave dhe të vdekurëve nga koronavirusi.

Kjo pasi deri më tani Brazili ka shënuar të paktën 21.116 vdekje nga koronavirusi, ndërsa  mbi 332 mijë të tjerë janë konfirmuar të infektuar.

Pamje nga varrezat ne Brazil

Si shkak i numrit të lartë të të vdekurëve, në Sao Paulo, qyteti më i goditur nga virusi shihet përmes disa fotove që në parcela të mëdha janë krijuar mijëra varre për viktimat e Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se sikundër në shumë shtete të tjera, në protestat kundër masave të izolimit për koronavirusin është ngritu  edhe vet Presidenti i vendit duke kërkuar që vendi të rihapet për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment