Bota

Mbi 372 mijë viktima dhe 6.2 milionë të infektuar në të gjithë botën si shkak i koronavirusit

6,207,721 të infektuar 372,036 viktima dhe 2,769,850 milionë të shëruar, ky është bilanci i Covid-19 deri ditën e sotme prej fillimit të shpërthimit.
Featured image of article: Mbi 372 mijë viktima dhe 6.2 milionë të infektuar në të gjithë botën si shkak i koronavirusit Foto ilustruese

Në rang global numrohen mbi 6.2 milion të infektuar, pas rritjes më të madhe të bilancit ditor në të gjithë botën deri më tani. Sipas të dhënave të renditura deri më tani janë 6,207,721 të infektuar. Por numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, për shkak të niveleve të ndryshme të testimit, vonesave dhe raportimit të ulët. Kjo është e vërtetë edhe për numrin e viktimave.

Të paktën 372,036 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani. Lajmi i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 2,769,850 milionë të tjerë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total mbi 105 mijë viktima dhe janë infektuar mbi 1.8 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar mbi  405 mijë të infektuar dhe kanë vdekur 4.693 njerëz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Europa vijon ende të jetë e “pushtuar” nga virusi. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  33.415  qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar mbi 27 mijë viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 28.771.

A.C/Dosja.al

  • 17:14

    Ulen vdekjet në Itali/ 75 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

    Buletini i 31 majit

    Në  24 orët e fundit në Itali kanë vdekur të paktën 75 persona, një shifër teje e ulët krahasuar me  muajt e mëparshëm. Gjithashtu edhe numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, ku  në 24 orët e fundit autoritetet vendase kanë rregjistruar vetëm 355 të sëmurë duke e çuar në 223.019 numrin e përgjithshëm të të infektuarëve. Një ditë më parë në Itali vdiqën  111 pacientë nga koronavirusi, prandaj bilanci i sotëm u ka dhënë më shumë shpresë italianëve. Krahasuar me një ditë më parë fatmirësisht edhe  numri i rasteve të reja është ulur, pasi  dje u rregjistruan 416 raste, ndërsa sot janë infektuar 355.

  • 14:59

    “Më i rrezikshëm se Covid-19”, Shkencëtari bën paralajmërimin e frikshëm: Virusi nga fermat e pulave mund të vrasë gjysmën e njerëzimit

    Dr.Michael Greger

    Shkencëtarët pretendojnë se një virus nga fermat e pulave mund të jetë një vrasës i gjysmës së popullsisë në botë duke u shfaqur më i rrezikshëm se COVID-19. Sipas ekspertit amerikan Dr.Michael Greger sëmundjet e shpendëve paraqesin një rrezik të madh për popullsinë, e kjo si pasojë e lidhjes së ngushtë me kafshët. Koronavirus u përhap në të gjitë botën dhe vrau më shumë se 364.000 njerëz, origjina e së cilit pretendohet  se ka ardhur nga lakuriqët e natës. Dr.Michael Greger ka shkruar një libër duke e titulluar “How To Survive A Pandemic” ku detajon idenë e tij që për sa kohë ka shpendë, do të ketë dhe pandemi. “Për sa kohë që ka shpendë, do të ketë pandemi. Në fund të fundit, mund të jemi ne ose ata.”- shkruan Greger.

  • 14:58

    Sa i sigurt është udhëtimi me avion gjatë pandemisë? Ekspertët zbulojnë rreziqet që lidhen me fluturimet gjatë Covid-19

    Foto ilustruese

    Në mbarë botë pothuajse të gjitha shtetet që kanë nisur me lehtësimin e masave kanë vendosur edhe një kusht, që çdo turist që do të udhëtojë jashtë kufijve të vendit të tij për në shtetet e tjera duhet të ketë një pasaport shëndetëie. Pra çdo kush që udhëton duhet të ketë me vete edhe testin negativ që ka bërë për Covid-19. Ekspertët kanë ngritur një pyetje mjaft të rëndësishme: Por, sa e sigurt apo i rrezikshëm është udhëtimi ajror gjatë pandemisë? Për të gjetur një përgjigje për këtë pyetje një grup ekspertësh i përbërë nga një doktor i sëmundjes infektive, një mjek ER, një pilot dhe një këshilltar mjekësor për një shoqatë tregtare të aviacionit, kanë dhënë këshilla nga ekspertiza e tyre. “Aeroportet kanë trafik të vazhdueshëm njerëzish, me udhëtarë që vijnë nga vende të ndryshme rreth e rrotull globit. Ne nuk mund të jemi të sigurt se të gjithë po përdorin të njëjtat masa paraprake sikurse ne.”- është shprehur Dr. Neil Brown, një mjek i urgjencës dhe zyrtari kryesor i diagnostikimit në K Health. Ndër të tjera të tjera ai ka shpjeguar edhe metodat dhe mënyrat sesi të zhvillohet i gjithë fluturimi me avion, në mënyrëqë pasagjerët mos infektojnë njëri-tjetrin. “Pasagjerët ulen përballë njëri-tjetrit por me fytyrë të kthyer, kurrizi i sediljeve siguron një pengesë, bashkë me lëvizjen e kufizuar të pasagjerëve shton mbrojtjen në bord. Për më tepër, fluksi i ajrit është më pak i favorshëm për përhapjen e virusit sesa në mjediset e brendshme, ritmet e rrjedhës janë të larta, të drejtuara në mënyrë të kontrolluar (nga tavani në dysheme), për të kufizuar përzierjen, dhe përdorimi i filtrave të ajrit të grimcuar me efikasitet të lartë siguron që furnizimi i ajrit të jetë i pastër brenda avionit.”- ka shtuar ai. Ndërsap piloti Brett Manders shpjegon se këto filtra janë në gjendje të kapin 99.9 përqind të grimcave të virusit. “Gjëja tjetër që duhet të theksohet është që ajri i avionëve zëvendësohet me një ritëm të shpejtë. Nëse e mbushni aeroplanin me tym jeshil për qëllime demonstrimi, do të ishte i gjithë ambienti 100 përqind i pastër brenda dy minutave.”- thotë ai. “Është afërsia me njerëzit që rrit probabilitetin e infektimit,” vëren Dr. Russo. “Por përdorni pecetat tuaja nëse doni të jeni të sigurt dhe fshini sipërfaqet rreth e rrotull. Unë do t’i këshilloja udhëtarët që të mos prekin direkt derën, rubinetën e banjës, apo ndonjë send tjetër, është më mirë të përdorin ndonjë letër për të kapur të tilla sipërfaqe.”- shprehet Dr. Neil Brown. Nga ana tjetër Manders thotë se raporti i “IATA” paraqet të dhëna inkurajuese në lidhje me rrezikun e transmetimit të virusit në fluturime. “Një numër i linjave ajrore ka pezulluar shërbimin gjatë fluturimit për shkak të shqetësimeve në lidhje me transmetimin përmes sendeve individuale. Rreziku i transmetimit të COVID-19 nga pasagjeri në pasagjer në bordin e një aeroplani duket të jetë shumë i ulët, bazuar në komunikimet tona me një numër të madh të linjave ajrore gjatë janarit deri në mars 2020, dhe tek një ekzaminim i detajuar nga IATA të 1,100 pasagjerëve të cilët u konfirmuan për COVID-19 pas udhëtimit ajror.”– deklaroi ai.
    Megjithatë grupi ekspertëve thotë se rreziku i përhapjes së virusit përmes fluturimeve mes vendeve është i lartë. “Siguria është një term relativ. Është më mirë që të shmangni çdo udhëtim të panevojshëm për momentin.”- thotë Dr. Russo.

  • 14:58

    Ulen vdekjet në Britani/ Shënohen 106 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

    Foto ilustruese

    Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar 106 viktima nga Covid-19, duke e çuar në 38,482 numrin e përgjithshëm të të vdekurëve që prej fillimit të shpërthimit të virusit. Në bazë të bilancit të sotëm të publikuar nga Zyrtarët e Departamentit të Shëndetësisë mësohet mes 106 viktimave 85 janë shënuar në Angli, 9  në Skoci, 11 në Uells dhe 1  në Irlandën Veriore. Dailymail shkruan se të dhënat nga certifikatat e vdekjes tregojnë se më shumë se 46,000 njerëz kishin vdekur nga virusi deri më 15 maj, 36 %  më shumë sesa numri zyrtar i dhënë nga Departamenti i Shëndetësisë  33,998  në atë kohë. Nëse po e njëjta shumë do t’i ishte shtuar  numrit të djeshëm prej 38,316, tregon se numri i saktë i viktimave aktualisht është rreth 50,000.

Shto Koment