Bota

Mbi 382 mijë viktima dhe 6.4 milionë të infektuar në të gjithë botën si shkak i koronavirusit, Itali rihap kufijtë

6,452,761të infektuar 382,485 viktima dhe 3,067,697 milionë të shëruar, ky është bilanci i Covid-19 deri ditën e sotme prej fillimit të shpërthimit.
Featured image of article: Mbi 382 mijë viktima dhe 6.4 milionë të infektuar në të gjithë botën si shkak i koronavirusit, Itali rihap kufijtë Foto ilustruese

Në rang global numërohen mbi 6.4 milion të infektuar, pas rritjes më të madhe të bilancit ditor në të gjithë botën deri më tani. Sipas të dhënave të renditura deri më tani janë 6,452.761 të infektuar. Por numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, për shkak të niveleve të ndryshme të testimit, vonesave dhe raportimit të ulët. Kjo është e vërtetë edhe për numrin e viktimave.

Të paktën 382.485 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani. Lajmi i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 3,067,697 milionë të tjerë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total mbi 108 mijë viktima dhe janë infektuar mbi 1.8 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Europa vijon ende të jetë e “pushtuar” nga virusi. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  33.530  qytetarë, por rastet e reja dhe vdekshmëria ka rënë ndjeshëm në shtetin fqinj krahasuar me muajt e mëparshëm, pasi në 24 orët e fundit janë rregjistruar vetëm 55 viktima. Gjithashtu edhe në Spanjë janë shënuar mbi 27 mijë viktima, ndërsa në Francë numri i viktimave ka shkuar në 28.940.

Ndërkohë në Turqi, Francë dhe Rusi bilanci i rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19 vijon të jetë i lartë ditët e fundit.

A.C/Dosja.al

  • 12:24

    Brazili nuk gjen qetësi/ Vdesin 1.262 pacientë me Covid-19 në 24 orët e fundit, shkon mbi 31 mijë numri i viktimave

    Varrimet e viktimave te Covid-19.

    Brazili është një prej vendeve që po përjeton goditjen më të rëndë nga virusi Covid-19, që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.  Ndërkohë në 24 orët e fundit janë rregjistruar të pakën 1.262 viktima duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31.199. Ndërkohë që shumë shtete në botë po rihapen dhe kanë lehtësuar masat e Covid-19, Brazili shënon shifra tragjike çdo ditë e me rradhë. Ndërkohë në Rio de Janeiro njerëzit janë parë që kanë dalë në plazhe dhe në Sao Paulo janë rihapu  të gjitha tregjet. Marcos Espinal, zyrtar i Organizatës së Shëndetit në vend ka thënë se ishte e vështirë të shihet sesi virusi “pushtoi” Brazilin, e kjo sipas tij ka ardhur si shkak i mos vendosjes së masave kufizuese. Deri më tani Brazili ka shënuar të paktën 555.383 raste të pacientëve të infektuar. Ndërkohë në vend janë mbajtur protesta masive për rihapjen e vendit, me motivin se ekoniomia po goditet rëndë, ku bashkë me qytetarët është bashkuar edhe vet Presidenti i vendit, Jair Bolsonaro duke thënë se një krizë ekonomike do të ishte më e dëmshme sesa vetë virusi.

  • 9:29

    Italia hap sot kufijtë e brendshëm e të jashtëm pas Covid-19, rinis turizmi në shtetin fqinj

    Foto ilustruese

    Nga dita e sotme, Italia ka hapur zyrtarisht kufijtë e brendshëm dhe të jashtëm pas më shumë se dy muajsh në izolim si shkak i Covid-19. Lajmi është njoftuar prej në muajin maj nga vet kryeministri italian, Giuseppe Conte, duke përmendur që kjo rihapje e vendit mund të çojë edhe në rritjen e kurbës së infeksionit.“Ne po përballemi me një rrezik të llogaritur në njohurinë se kurba e infeksionit mund të rritet përsëri. Ne duhet ta pranojmë atë përndryshe nuk do të jemi në gjendje të fillojmë përsëri.”- ka thënë Conte në maj kur njoftoi planin e lehtësimit të masave. Pra nga sot, është rikthyer qarkullimi i lirë pa kushte në të gjithë territorin e Italisë me hyrje-daljet në  21 rajonet e vendit. Ndërkohë mësohet se në kufijtë e jashtëm lejohet hyrja e lirë në Itali, pa detyrim karantine 14 ditore për të gjithë qytetarët e zonës Schengen, të Republikës së San Marino dhe Britanisë.Në këtë mënyrë ky lehtësim që vjen pas më shumë se dy muajsh do të ndihmojë sektorin e turizmit, i cili është jetik për ekonominë e Italisë. Disa monumente shumëtë vizituara në Itali, si Koloseu në Romë tashmë janë hapur prej disa ditësh. Italia është një nga vendet më të goditura në Evropë nga virusi, me më shumë se 230,000 të infektuar dhe mbi 33 mijë vdekje që prej fillimit të shpërthimit.

Shto Koment