Bota

 Mbi 374 mijë viktima dhe 6.2 milionë të infektuar në të gjithë botën si shkak i koronavirusit, Italia sheh ‘dritë’

6,281,052 të infektuar 374,180 viktima dhe 2,853,600 milionë të shëruar, ky është bilanci i Covid-19 deri ditën e sotme prej fillimit të shpërthimit.
Featured image of article:  Mbi 374 mijë viktima dhe 6.2 milionë të infektuar në të gjithë botën si shkak i koronavirusit, Italia sheh ‘dritë’ Foto ilustruese

Në rang global numrohen mbi 6.2 milion të infektuar, pas rritjes më të madhe të bilancit ditor në të gjithë botën deri më tani. Sipas të dhënave të renditura deri më tani janë 6,281,052 të infektuar. Por numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, për shkak të niveleve të ndryshme të testimit, vonesave dhe raportimit të ulët. Kjo është e vërtetë edhe për numrin e viktimave.

Të paktën 374,180 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani. Lajmi i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 2,853,600 milionë të tjerë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total mbi 106 mijë viktima dhe janë infektuar mbi 1.8 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar mbi  414 mijë të infektuar dhe kanë vdekur 4.855 njerëz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Europa vijon ende të jetë e “pushtuar” nga virusi. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  33.415  qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar mbi 27 mijë viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar në 28.802.

A.C/Dosja.al

  • 14:16

    “Më vjen për të qeshur”, Zyrtari italian bën deklaratën e fortë: Koronavirusi nuk ekziston më, dikush po e tmerron vendin

    Alberto Zangrillo.

    Koronavirusi tashmë është kthyer për mbarë botën një prej sëmundjeve më  të rrezikshme dhe të frikshme për miliarda njerëz në mbarë globin. Por ndërkohë ekspertë të shëndetësisë dhe shkencëtarë kanë bërë deklarata të ndryshme sa i përket jetëgjatësisë së Covid-19. Drejtori i kujdesit intensiv në spitalin spitalin San Raffaele në Milano, Alberto Zangrillo  ka bërë deklaratën e fortë, se koronavirusi nuk ekziston më klinikisht. Ndonëse është e pabesueshme që Italia të jetë një vend i “lirë” nga virusi, por sipas Alberto Zangrillo, thuhet se rrezikshmëria e tij është në një nivel më të ulët tashmë. “Koronavirusi i ri po humbet fuqinë dhe po ul efektet negative te njerëzit.”- kështu është shprehur Zangrillo. Ndër të tjera ai gjatë intervistës së tij për Rai ai u shpreh se të gjitha rastet e konfirmuara  gjatë 10 ditëve të fundit me Covid-19 nuk janë po me të njëjtën “egërsi” si dy muaj më parë. Për këtë arsye ai u ka thënë qytetarëve italianë që t’i rikthehen jetës normales  pa panik, por duke ju përmbajtur rregullave të higjenës në mënyrë që  të mos rrezikojnë jetën e tyre. “Më vjen për të qeshur. Sot është 31 maj dhe rreth një muaj më parë kemi dëgjuar epidemiologë ku flisnin për shpërthimin e një vale të re gjatë fundit të muajit dhe fillimin e qershorit. Në realitet, nga pikëpamja klinike, virusi praktikisht nuk ekziston më.”- ka thënë ai. Më tej Zangrillo  tha se ky studim është bërë nga virologu dhe drejtori i Institutit të Virologjisë, profesor Clementi, së bashku me Universitetin Emory të Atlantës, Profesor Silvestri. Kujtojmë se Italia është një  ndër vendet më të goditura në Europë nga koronavirusi, ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar mbi  33 mijë, ndërkohë që janë mbi 232 mijë persona të infektuar.

  • 11:01

    Infektohet nga koronavirusi kryeministri i Armenisë, së bashku me familjen e tij

    Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian.

    Koronavirusi nuk ka kursyer askënd, ku pothuajse çdo ditë janë rapotuar raste se edhe lider e udhëheqës në mbarë botën janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Së fundmi mediat e huaja kan  raportuar se kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin. “Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive.”- ka njoftuar Pashinian përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Kryeministri 45-vjeçar jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre, ndërsa djali shërben në ushtri dhe nuk jeton me familjen.Pashinian tha se nuk ka simptoma, por ai ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake. Më tej ai shtoi se është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë të punojë dhe udhëheqë vendin nga karantina. Deri më tani Armenia ka shënuar të paktën 9.400 raste pacientëve  të infektuar me Covid-19 dhe 139 viktima.

  • 11:01

    Foto ilustruese

    Greqia një prej vendeve të prekura nga koronavirusi që po bëhet gati të presë turistët e parë edhe pse në kohë pandemie, në 24 orët e fundit ka rregjistruar dy viktima. Nga mediat vendase mësohet se vdekja e dy pacientëve me Covid-19 mbrëmjen e së dielës e ka çuar në  177 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Greqi. Ndërkohë viktima e parë e së dielës ishte një grua 66-vjeçare që po trajtohej në spitalin Sotiria të kryeqytetit e cila krahas virusit ajo vuante  edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese që ndikuan në vdekjen e saj.  Pak orë pas vdekjes së 66-vjeçares ka vdekur edhe një burrë 87-vjeçar, i cili vdiq në një spital në Athinë. Gjithashtu me 87-vjeçari kishte probleme të tjera shëndetësore. Deri më tani në të gjithë territorin e Greqisë janë kryer të paktën 180.518 teste për Covid-19 ku mes tyre  2,917 kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa në total numërohen 177 viktima.

  • 11:01

    Pas dy javësh pa të infektuar, Hong Kongu raporton rastin e parë me Covid-19 të transmetuar në vend

    Foto ilustruese

    Ndërkohë që kanë kaluar dy javë pa raste të reja, së fundmi autoritetet përkatëse në Hong Kong kanë raportuar një rast të ri me Covid-19.  Kjo rishfaqje e rasteve të reja në Hong Kongu ka shkaktuar shqetësime të mëdha në vend, sepse tashmë në vend kufizimet për lëvizjen dhe masat e Covid-19 kanë nisur të lehtësohen pasi vendi u konsidrua si i “lirë” nga virusi. Në njoftimin zyrtar të Qendrës së Mbrojtjes të Shëndetit ka thënë se këto një rast i ri në Hong Kong e kanë çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me koronavirus në 1,085. Ndërsa 4 persona kanë vdekur nga sëmundja në Hong Kong. Ndërkohë Wuhan, vendi ku shpërtheu fillimisht virusi ka raportuar zero raste të rej. Qyteti qyteti kinez me rreth 11 milion njerëz ku filloi pandemia Covid-19, nuk raportoi asnjë rast të ri asimptomatik ditën e djeshme, kanë raportuar zyrtarët kinezë të shëndetësisë. Ndërsa media shtetërore, Xinhua, u shpreh ditën e sotme se më shumë se 60,000 teste të acidit nukleik janë kryer vetëm të dielën, e fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast pozitiv.

Shto Koment