Bota

Mbi 5.1 milionë të infektuar dhe 330 mijë viktima në të gjithë botën nga koronavirusi, ulen vdekjet në Itali dhe Spanjë. Shërohen 2 milionë pacientë

5,198,686 të infektuar, 334,694 viktima dhe 2,084,411 milionë të shëruar, ky është bilanci i Covid-19 deri ditën e sotme prej fillimit të shpërthimit.
Featured image of article: Mbi 5.1 milionë të infektuar dhe 330 mijë viktima në të gjithë botën nga koronavirusi, ulen vdekjet në Itali dhe Spanjë. Shërohen 2 milionë pacientë Foto ilustruese

Në rang global numrohen mbi 5.1 milion të infektuar, pas rritjes më të madhe të bilancit ditor në të gjithë botën deri më tani. Sipas të dhënave të renditura deri më tani janë 5,198,686  të infektuar. Por numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, për shkak të niveleve të ndryshme të testimit, vonesave dhe raportimit të ulët. Kjo është e vërtetë edhe për numrin e viktimave.

Të paktën 334,694 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi deri më tani. Lajmi i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 2,084,411  milionë të tjerë.

Vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave është SHBA. Në Amerikë  janë shënuar në total 96.359 viktima dhe janë infektuar mbi 1.6 mijë qytetarë. Virusi po bën “kërdinë” edhe në Meksikë. Edhe Pakistani është në luftë me virusin. Ndërsa, Rusia është një tjetër vend ku janë shënuar 317.554 infektuar dhe kanë vdekur 3.099 njerëz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Virusi nuk është larguar as nga Europa. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën  32.468  qytetarë dhe në Spanjë janë shënuar 27.940 viktima. Sakaq në Francë numri i viktimave ka shkuar mbi 28 mijë.

A.C/Dosja.al

  • 13:07

    Festë në Itali pas lehtësimit të masave, Conte u bën thirrje qytetarëve: Nuk është koha për jetë nate dhe tubime

    Italianet pas rihapjes se vendit

    Italia duket se ditë pas dite po i rikthehet “normalitetetit” teksa pas më shumë se dy muajsh izolim. Në këtë shtetet shifrat ditore kanë rënë ndjeshëm si të viktimave dhe të rasteve të reja, duke bërë që Qeveria italaine të lehtësojë masat e Covid-19. Tashmë në shumë qytete të Italisë baret, hotelet, restorantetet dhe të gjitha dyqanet janë rihapur, por duke zbatuar rregullat e higjenës dhe distancimit social. Megjithatë pas rihapjes së vendit nga Palermo në Torino, në fotot e publikuara nga mediat vendase njerëzit shihen që festojnë dhe kanë mbushur baret e restorantet në qendrat e mëdha dhe periferi, por nga ana tjetër kanë shkaktuar panik midis drejtuesve rajonalë dhe kryetarëve të bashkive. Ata shqetësohen se turmat e kryesisht të të rinjve që festojnë lirinë e tyre nga karantina mund të sjellin një rritje tjetër të infeksioneve të një sëmundje që tashmë ka vrarë më shumë se 32,000 njerëz. Ndërkohë kryeminstri italian Giuseppe Conte, që ka punuar jashtëzakonisht shumë gjatë kësaj kohe për menaxhimin e pandemisë Covid-19 ka ndjekur një linjë të ashpër në fillimin e krizës duke e bllokuar Italinë, një vend prej 60 milion njerëzve prej fillimit të marsit. “Nuk është koha për festa, jetë nate ose tubim. Gjatë kësaj faze, më shumë se kurrë është thelbësore të respektoni distancat e sigurisë dhe mbani maska, kur është e nevojshme.”- u shpreh Conte. Kjo pasi në një  kohë që pritej rihapja e restoranteve dhe bareve, kryetari i komunës së Bergamos, epiqendra e virusit në rajonin verior të Lombardisë, tha se ka parë që shumë njerëz nuk ishin aspak të kujdesshëm gjatë kohës që kalonin nëpër qytet.

  • 13:07

    U infektua prej 30 marsit/ Infermierja kanadeze rezulton 8 herë pozitive me Covid-19, në 50 ditët e fundit

    Tracy Schofield

    Mes 5 milionë njerëzve të infektuar në botë, ky virus vdekjeprurës ka prekur edhe mjekë e infermierë që kanë qenë në shërbim të pacientëve gjatë gjithë këtyre muajve. Por një rast i çuditshëm ka ndodhur në Kanada, ku një infermiere e cila u infektua nga Covid-19  muaj më parë, ka rezultuar tetë herë pozitive në 50 ditët e fundit. Mediat e huaja shkruajnë se më 30 mars, Tracy Schofield nga Ontario, kishte përjetuar edhe simptomat e para të virusit, ethe dhe gulçim. Dhe në testimin e një ditë më vonë ajo rezultoi për herë të parë e infektuar nga COVID-19. Për këtë shkak  49-vjeçarja kaloi dy javë në izolim, por testi i saj i dytë doli përsëri pozitiv. Në shumë vende janë parë raste që një person të rezultojë dy herë me Covid-19, por në rastin e infermieres kanadeze ishte ndryshe.  Pas testit të dytë ajo rezultoi edhe gjashtë herë të tjera  pozitive me Covid-19. Ndërsa mjekët,  lidhur me këtë rast shprehen se nuk besojnë se ajo mund të infektojë njerëz të tjerë, por ende nuk kanë një përgjigje konkrete situatën e saj.

  • 8:30

    Fillojnë provat klinike për trajtimin e Covid-19, ky është ilaçi që po përdoret për të luftur virusin

    HIdroksiklorokuinë

    Punonjësit e kujdesit shëndetësor në spitalet britanike do të jenë pjesëmarrësit e parë në një studim global të testimit të ilaçeve kundër malarias, klorokuinës dhe hidroksiklorokuinës për të parë nëse ato mund të përdoren për trajtimin ose parandalimin e Covid-19. Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, duke filluar nga e enjtja, do të testojë mbi 40,000 punonjës të kujdesit shëndetësorë në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut, duke bërë testime në 25 qendra vetëm në Britani, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që nuk janë infektuar me Covid-19 i plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në studimin “COPCOV”. Punonjësve të kujdesit shëndetësor në Britani do t’u jepet hidroksiklorokuinë ose një placebo për tre muaj, ndërsa atyre në Azi, do t’u jepet klorokuinë ose një placebo. Interesimi për ilaçin u intensifikua pasi Presidenti Donald Trump filloi të fliste për dobinë e tij në konferencat për shtyp në prill. Në fillim të kësaj jave Presidenti Trump njoftoi se po merrte hidroksiklorokuinë si ilaç parandalues kundër Covid-19. Megjithëse Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve ka miratuar përdorimin e kufizuar të ilaçit nëpër spitale për të trajtuar pacientët me Covid-19, ajo nuk e ka miratuar përdorimin e tij jo klinik “për shkak të rrezikut të problemeve të ritmit të rrahjeve të zemrës”, thuhet në një deklaratë të organizatës. Ndërsa provat laboratorike kanë dhënë shpresë për ilaçin, rezultatet janë jokonkluzive, duke shkaktuar krijimin e një studimi ndërkombëtar, të bazuar në një ilaç të vërtetë dhe një placebo (ilaç pa efekt). Ne me të vërtetë nuk e dimë nëse klorokuina ose hidroksiklorokuina është e dobishme apo e dëmshme në trajtimin e Covid-19”, tha Nicholas White, profesor i Universitetit të Oksfordit dhe bashkë-drejtues i studimit. Interesi për një trajtim parandalues po rritet ndërsa përpjekja për prodhimin e një vaksine vazhdon. Martin Llewelyn është profesor në Shkollën e Mjekësisë Brighton dhe Sussex dhe po udhëheq studimin me zotin White. “Një vaksinë e disponueshme, e sigurt dhe e efektshme mund të jetë shumë largë”, tha profesor Llewelyn. “Nëse ilaçet e toleruara mirë si klorokuina dhe hidroksiklorokuina mund të zvogëlojnë shanset për tu prekur me Covid-19, kjo do të ishte tepër e vlefshme”, shtoi ai.

  • 8:27

    Në nder të viktimave të COVID-19, Trump urdhëron uljen e flamujve në gjysmë-shtizë gjatë fundjavës

    Donald Trump

    Presidenti amerikan, Donald Trump do të urdhërojë uljen e flamujve në gjysmë shtizë në të gjithë ndërtesat dhe monumentet, në nder të viktimave nga COVID-19. Njoftimin e dha vetë Trump nëpërmjet një njoftimi në Twitter, duke sqaruar se flamujt do të ulen sot dhe për dy ditët në vijim. “Do të ul në gjysmë-shtizë flamujt në të gjitha ndërtesat shtetërore dhe monumentet kombëtare për tre ditët e ardhshme, në kujtim të amerikanëve që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19”, shkruan Trump në Twitter.

    Postimi në Twitter

    Kjo lëvizje vjen pasi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Nancy Pelosi dhe lideri i minoriteteve në Senat, Chuck Summer, i dërguan një letër presidentit Trump, ku i kërkuan uljen e flamujve në gjysmë-shtizë, tashmë që në vend numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur shifrën 100 mijë. Pelosi ndërkohë u ndal edhe tek deklarata e Trump për përdorimin e hidroksiklorinës, për pacientët me COVID-19, duke thënë se ai nuk duhet të flasë për gjëra që nuk janë aprovuar më parë nga shkencëtarët. Aktualisht Në rang botëror ndërkohë numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 333 mijë, ndërsa të enjten u kalua shifra e 5 milion të infektuarve.

  • 8:27

    Brazili ‘gjunjëzohet’ nga Covid-19/ Kalon mbi 20 mijë numri i vdekjeve, vendi i tretë në botë për rastet e të infektuarëve

    Foto ilustruese

    Mbrëmjen e së enjtes Ministria e Shëndetësisë në Brazil ka njoftuar se u rregjistruan 1.188 viktima brenda 24 orëve të fundit. Kështu numri i përgjitshëm i të vdekurëve në të gjithë territorin e Brazilit ka shkuar në  20.047. Gjithashtu brenda 24 orëve janë shënuar edhe 18.508 raste të  tjera, me Covid-19 duke e çuar në 310.087 numrin total të të sëmurëve. Ky është numri i tretë më i lartë në botë, pas SHBA dhe Rusisë. Pavarësisht vdekjeve në Brazil, presidenti i djathtë i vendit, Jair Bolsonaro, vazhdon të frenojë rreziqet e koronavirusit, të cilin ai e ka hedhur poshtë vazhdimisht duke e quajtur si një “grip të vogël”. Të enjten, vetëm disa orë para se të njoftohej bilanci i vdekjeve, Bolsonaro pretendoi se kërcënimi i pandemisë ishte ekzagjeruar me “një propagandë të madhe”. “Kjo ka sjellë frikë në familjet braziliane.”- u ankua Bolsonaro.

Shto Koment