Showbiz

Tashmë një veshje e zakontë për të, me fustan transparent, Bleona Qereti shfaq hiret teksa parakalon në tapetin e kuq të Oscars 2020

  • ‘Parasite’ shkruan historinë, filmi korean fiton “Oscar 2020”, lista e plotë e çmimeve
  • Bleona Qereti ka zgjedhur një fustan vezullues dhe transparent, për paraqitjen e saj në eventin më të rëndësishëm në botë, Oscars 2020.
    Featured image of article: Tashmë një veshje e zakontë për të, me fustan transparent, Bleona Qereti shfaq hiret teksa parakalon në tapetin e kuq të Oscars 2020 Këngëtarja, Bleona Qereti.

    LOS ANGELOS– Në eventin më të rëndësishëm në industrinë e filmit në botë, ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars 2020, e pranishme ishte dhe këngëtarja shqiptare Bleona Qereti.

    Këngëtarja Bleona Qereti në Oscars 2020.

    Me një veshje që tashmë është bërë e zakonshme për Bleona Qerretin, ajo ka zgjedhur të jetë përsëri në qendër të vëmendjes për transparencën në vëshjen e saj, mbuluar me gurë vezullues.

    Belona ka zgjedhur të paraqitet me një fustan të stiluar nga stilsti Yousef Al Jasmi, ndërsa grimin si gjithmonë ia ka besuar grimieres së njohur shqiptare, Lili Ismailit.

     

    View this post on Instagram

     

    #Bleona #oscars2020 @theacademy #eltonjohnoscarparty #theacademy

    A post shared by Bleona (@bleona) on

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


    Një fustan i shndritshëm, që i nxirrte në pah format sensuale, Bleona Qereti, ka parakaluar kështu në tapetin e kuq të Oscars.

     

    Ndërsa tashmë është bërë e zakontë për këngëtaren të zgjedhë këtë stil fustani, që e kemi parë edhe në evente të tjera, me të cilat ka bërë bujë dhe është përfolur gjatë nga publiku shqiptar.

    Bleona Qereti në eventet e mëparshme.

    Një natë më parë në Los Angelos u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme në industrinë e filmi, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars 2020. Në përvjetorin e 92-të të Oscars, “Parasite” ka shënuar historinë, si filmi më i mirë i huaj për vitin 2020, duke rrëmbyer çmimin e madh. Gjithashtu Bong Joo ka rrëmbyer çmimin si regjisori më i mirë. Ndërsa aktori më i mirë për këtë Oscars është shpallur Joaquin Phoenix për rolin e tij në filmin ‘JOKER’. Phoenix la pas edhe Brad Pitt, i cili fitoi çmimin si aktori më i mirë, në rolin dytësor. Pa trofe nuk doli  as Elton John, pasi fitoi çmimin e këngës më të mirë.

    R.L/Dosja.al

    Shto Koment