Aktualitet

U sulmua nga Mihal Kokëdhima, biznesmeni spanjoll do të kthehet në Shqipëri, çfarë i premtoi Klosit në Madrid? (VIDEO)

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ka zhvilluar një takim në Madrid me biznesmenin.
Featured image of article: U sulmua nga Mihal Kokëdhima, biznesmeni spanjoll do të kthehet në Shqipëri, çfarë i premtoi Klosit në Madrid? (VIDEO) Blendi Klosi

TIRANË- Do të rikthehet sërish në Shqipëri biznesmeni spanjoll Eugenio Galdon, i cili teksa ishte me familjen në jug, u sulmua nga Mihal Kokedhima, pronari i lokalit “Panorma” ne Porto Palermo, pas keqkuptimit për porosinë e dhënë në restorantin e tij.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili ka zhvilluar një takim në Madrid me biznesmenin, i cili i ka pohuar se do të kthehet të japë kontributin e tij pas pasojave të tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Biznesmeni spanjoll do të rindërtoje një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Ai deklaroi se kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq, ndërkohë që edhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë të pranishëm në vendin tonë.

Postimi i Blendi Klosit: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Madrid, mëngjesi me Eugenio Galdon, që nga një incident i papranueshëm në verë, është shndërruar tashmë në mikun e Shqipërisë.

“Sa më shumë kalon koha, aq më shumë Shqipëria fiksohet në memoriet tona si vendi i një panorame natyrore të jashtëzakonshme dhe njerëzve mikpritës. Mihal Kokëdhima nuk përfaqëson as Shqipërinë dhe as shqiptarët”- thotë Eugenio.

Familja Galdon do të rikthehet në Shqipëri, por këtë herë në një tjetër cilësi: kontribuesit për rindërtimin e një shkolle të dëmtuar nga tërmeti. Kontributi i kësaj familje, do të vijë përmes Kryqit të Kuq dhe vetë djemtë e familjes Galdon do të jenë prezentë në vendin tonë.

Pronari i restorant “Panorma” në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima u bë protagonist i kësaj vere, teksa më datë 17 gusht u publikua një video ku biznesmeni shihej teksa sulmonte disa turistë spanjollë. Pas një debati me klientët, Kokëdhima i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë Me duart me gjak e i kapur mbi kofano, Mihal Kokëdhima ka qëndruar për disa kilometra mbi makinë dhe ka thyer xhamin e parë. Më 18 Gusht  biznesmeni ka dalë para gjykatës dhe ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment