Showbiz

“Ruaji po deshe, hipin në taracë, 50 vetë në…”, Blendi Fevziu i revoltuar ndaj shqiptarëve të pabindur: Mjaft, mos ja lini në dorë Zotit

Blendi Fevziu me anë të disa statuseve në rrjete sociale, i bën thirrje shqiptarëve që të binden, dhe të mos thyëjne rregullat e karantinës.
Featured image of article: “Ruaji po deshe, hipin në taracë, 50 vetë në…”, Blendi Fevziu i revoltuar ndaj shqiptarëve të pabindur: Mjaft, mos ja lini në dorë Zotit Gazetari, Blendi Fevziu.

TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu, me anë të disa postimeve në rrjete social, i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar, që ta marrin seriozisht këtë situatë, dhe të mos dynden lulishteve duke luajtur domino. Ndër të tjera Fevziu ka postuar një foto, ku disa shqiptarë kanë hipur në taracë, dhe janë mbledhur grumbull, duke mos respektuar as një rregurr të vetëizolimit.

Postimet e Blendi Fevziut.

Gazetari i bën thirrje moshave të treta që të ruhen dhe të mos mblidhen lulishteve me grupe. Gjithashtu ai i është drejtuar dhe shqiptarëve që ja lenë çdo gjë në dorë Zotit, që të heqin dorë nga këto ide dhe ta marrin seriozisht këtë situatë, sepse sipas tij, më e keqja s’ka ardhur ende.

Postimet e Blendi Fevziut.

“I ndalojmë në rrugë, hipin në taracë, ruaji po deshe”– shkruan Blendi Fevziu në një statos në profilin e tij në rrjete sociale.

Gazetari ka vazhduar me disa postime në InstaStory, ku dërgon mesazhe të forta ndërgjegjësimi për shqiptarët që nuk i binden rregullave: “Një mesazh për moshën e tretë. Nuk ka asnjë vlerë të qëndroni në shtëpi gjithë ditën dhe në ora 16:00 të mblidheni 50 veta bashkë në lulishten e lagjes duke luajtur domino. Keni hedhur poshtë gjithë sakrificën e ditës. Mbroni veten. Shihni përtej nesh për të kuptuar çpo ndodh….

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mjaft me mesazhe që jemi racë e fortë dhe na ka frikë virusi. MJAFT me mesazhe që ne s’kemi gjë në dorë po na ka në dorë Zoti. Ndihmojeni zotin që t’ju ndihmojë dhe ai. MJAFT me bindjen se më e keqja kaloi, më e madhja s’ka ardhur akoma. RUANI VETEN DHE TË AFËRMIT.”

R.L/Dosja.al

Shto Koment