Showbiz

“Të gatuash drekën apo të përrallisësh me burrin”, Bieta Sulo qan ‘hallet’ si të gjitha gratë shqiptare: Si përfundim unë… (FOTO)

Bieta Sulo ka ndarë mesazhin e një gruaje të zakonshme shqiptare.
Featured image of article: “Të gatuash drekën apo të përrallisësh me burrin”, Bieta Sulo qan ‘hallet’ si të gjitha gratë shqiptare: Si përfundim unë… (FOTO) Moderatorët, Bieta SUlo dhe ALban Dudushi.

TIRANË– Moderatorja, Bieta Sulo ka ndarë një postim në rrjete sociale, duke ndarë të gjitha ngarkesat dhe dilemat e një gruaje shqiptare, që nuk di çfarë të bëjë më parë. Në dilemë për t’u përrallisur me burrin apo për të luajtur me djalin, Bieta ka listuar të gjitha angazhimet që ka në një ditë të zakontë dhe me siguri shumë femra shqiptare do e gjejnë veten në këtë shkrim të sinqertë.

“Mbaron punën, ne 7 në shtëpi, c’të bësh më parë: a) të gatuash drekën, që të hash darkë, b) të takohesh me djalin dhe të luash me të, c) të përrallisesh me burrin për gjërat e ditës, ç) të vazhdosh postimet e punës në instagram, d) të flasësh me gazetarët për ditën e nesërme të emisionit, dh) të vesh rrobat për të larë, e) të shkosh në palestër, se helbete të duhet trupi kur je në tv, ë f g gj h i j … y) të shohësh një film, z) t’i bësh një tel prindërve se të kane shkruar gjithë ditën, zh) janë nja 14 grupe shoqerore ne ëap qe te kanë shpallur në kërkim, … si përfundim unë sapo bëra a) & ç) Po ti? Ps. mesazhi i nje gruaje të zakonshme shqiptare, ”- shkruan Bieta Sulo në profilin e saj në Instagram.

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi prej vitesh janë të martuar dhe të dashuruar me njëri-tjetrin. Dy moderatorët janë prindër të një djali me emrin Kroi Art dhe Bieta Sulo nuk nguron të ndajë postime nga përditshmëria e saj, së bashku me djalin dhe bashkëshortin.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

Mbaron punen, ne 7 ne shtepi, c’te besh me pare: a) te gatuash dreken, qe te hash darke, b) te takohesh me djalin dhe te luash me te, c) te prrallisesh me burrin per gjerat e dites, ç) te vazhdosh postimet e punes ne instagram, d) te flasesh me gazetaret per diten e neserme te emisionit, dh) te vesh rrobat per te lare, e) te shkosh ne palester, se helbete te duhet trupi kur je ne tv, ë f g gj h i j … y) te shohesh nje film, z) t’i besh nje tel prinderve se te kane shkruar gjithe diten, zh) jane nja 14 grupe shoqerore ne wap qe te kane shpallur ne kerkim, … si perfundim une sapo bera a) & ç) Po ti? Ps. mesazhi i nje gruaje te zakonshme shqiptare 😅

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on


R.L/Dosja.al

Shto Koment