
TIRANË– Të izoluar prej dy muajsh, edh vipat në Shqipëri kanë ndarë momentet e tyre të kohës që kalojnë në karantinë. Por aktori i humorit, Bes Kallaku përmes postimeve në rrjetet sociale se këto ditë izolimi po i kalon duke u argëtuar me familjen në shtëpinë e tij.
Të gjithë e njohin Besin për videot që përcjellin shumë humor e argëtojnë mijëra njerëz, por këtë herë ai ka ndarë me publikun një video mjaft qesharake të xhiruar nga bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj.
Në postimin që ka bërë aktori shihet që e ka nisur mëngjesin nga kopshti i shtëpisë me plot gjelbërim duke vrapuar për të rrëshkitur në ujë.
Por teksa ka qenë Xhensila ajo ka xhiruar edhe videon, kjo e fundit dëgjohet në sfond duke qeshur me veprimet e aktorit kur ai rrëshket në ujë.
“O zot u thy n’mes”- thotë Xhensila teksa qesh kur Besi rrëzohet në barin e lagur nga uji.
Ndërsa aktori krahas videos që e ka postuar në llogarinë e tij e ka shoqëruar me komentin: Me koment nga Shakohoxha,duke ju referuar Xhensilës për komentet që ajo bënte pas videos.
A.C/Dosja.al