Aktualitet

Qytetarët e Beratit i përgjigjen thirrjes së Metës, 1500 persona nisen drejt Tiranës (VD)

Video
Kreu i PD dega Berat tha se është e domosdoshme që të gjithë ne të ngrihemi dhe të mbrojmë Kushtetutën, pasi sipas tij nuk po mbrojmë presidentin apo një krah politik, por të ardhmen e vendit. 
Featured image of article: Qytetarët e Beratit i përgjigjen thirrjes së Metës, 1500 persona nisen drejt Tiranës (VD) Kreu i degës së PD Berat dhe mjetet duke u nisur drejt Tiranës

BERAT– Nga qyteti i Beratit qytetarë të thjeshtë, si dhe mbeshtetës të dy forcave politike PD-LSI janë organizuar për t’u nisur me mjete te vogla drejt Tiranës, aty ku edhe do të mbahet manifestimi i thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga PD do nisen rreth 300 qytetarë dhe rreth 60 automjete te vogla , nga LSI do të nisen reth 400 simpantizante të kësaj force, si dhe 300 qytetarë, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Presidentit. Në rang qarku do të nisen rreth 1500 persona për të marrë pjesë në tubimin e sotëm. Kreu i PD dega Berat tha se është e domosdoshme që të gjithë ne të ngrihemi dhe të mbrojmë Kushtetutën, pasi sipas tij nuk po mbrojmë presidentin apo një krah politik, por të ardhmen e vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot është e domosdoshme që të gjithë ne të ngrihemi dhe të mbrojmë Kushtetutën, sepse nuk mbrojmë as presidentin, as një formë apo ngjyrë politike, por mbrojmë të ardhmen, të drejtat tona që kemi fituar për të jetuar dhe punuar dhe për të gëzuar në vendin tonë. Për të mos u kthyer më si dikur që merrnim leckat në krahë dhe largoheshim të gjithë nga Shqipëria, por me ëndërrën dhe shpresën për të ndërtuar më mirë të ardhmen këtu në vendin tonë”, u shpreh  kryetari i degës së PD-së në Berat.

Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të nisë manifestimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i organizuar nga Presidenti Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzon kryeministrin Edi Rama, për grusht shteti. Manifestimi do të zgjasë dy orë dhe pritet të përfundojë në orën 19:00. Javët e fundit, Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje shumë herë thirrje popullit për të marrë pjesë në këtë manifestim dhe shprehej se shqiptarët duhet të jenë në shesh për të mbrojtur Kushtetutën.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment