Kulture

“Qyteti i një mbi një dritareve”, Berati renditet i dyti në listën e 30 qyteteve më të bukura në botë

Berati renditet i dyti, dhe sipas shkrimit së agjensisë mendohet që është bërë  pjesë e këtij klasifikimi për vlerat arkitekturore e kulturore që ka.
Featured image of article: “Qyteti i një mbi një dritareve”, Berati renditet i dyti në listën e 30 qyteteve më të bukura në botë Foto nga qyteti i Beratit

BERAT– Shqipëria herë pas here  gjedet nëpër artikujt e mediave të huaja për për pasuritë natyrore që ka, turizmin si edhe për kulturën.

Së fundmi  një agjensi turizmi japoneze ‘JATA’, ka renditur në një  listë të gjatë qytetet më të bukura në botë, ku mes  tyre gjendet edhe Berati.

Berati është një qytet që ka mahnitur çdo turist nga bota, dhe vijon ende të lë mbresa tek grupe të mëdha të rinjsh e jo vetëm për shkak të bukurisë së rrallë që ai ka.

Në këtë ku përfshihen qytetet më të bukura në botë, Berati renditet i dyti, dhe sipas shkrimit së agjensisë mendohet që është bërë  pjesë e këtij klasifikimi për vlerat arkitekturore e kulturore që ka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit. Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: ‘Qytet i një mbi një dritareve’. Rrugicat e shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur dhe shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres. Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë, Xhamia Mbret (1512), Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqareve (1827), si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmud Pasha) në lagjen Murat Celepias, janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin pa dallim feje.”-  ka shkruar agjensia.

A.C/Dosja.al

Shto Koment