Aktualitet

Aksident në Berat/ Shoferi i dehur përplaset me mjetet, bllokohet qarkullimi në aksin e vetëm në qytet (VD)

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre mjete.
Featured image of article: Aksident në Berat/ Shoferi i dehur përplaset me mjetet, bllokohet qarkullimi në aksin e vetëm në qytet (VD) Foto nga aksidenti

BERAT- Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit këtë paradite.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre mjete.

Po të njëjtat burime shprehen se një 59-vjeçar i dehur, që ishte duke drejtuar me shpejtësi mjetin tip Ford Fokus ka përplasur 3 mjete në afërsi të Gjykatës së Beratit. Mjetet kanë lëvizur disa metra tutje, pasi goditja mes tyre ka qenë e fuqishme, ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i TAP-it.

Ekspertë të policisë rrugore që kryen edhe kqyrjen e vendngjarjes i kanë bërë 59-vjeçarit Lavdi Çuçka testin e alkoolit, nga i cili ka rezultuar se ka qenë në gjendje të dehur, në masën rreth 1 miligram për litër.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Si pasojë e këtij aksidenti, për disa minuta është bllokuar edhe qarkullimi në njërin krah, në aksin e vetëm që përshkon qytetin e Beratit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa janë shënuar dëme të mëdha materiale tek të tre mjetet e përfshira në aksident.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit të mësipërm.

(a.m.dosja.al)

Shto Koment