LIVE UPDATES
Bota

“Flluskë e Covid-19”  Eksperimenti belg: Çdo familje mund të ftojë deri në 4 mysafirë

11 Maj 2020, 13:18 Nga DOSJA
“Flluskë e Covid-19”  Eksperimenti belg: Çdo

BELGJIKË– Kjo është dilema në të cilën qeveria belge ka vendosur qytetarët e saj, ndërsa kalon në fazën tjetër në lehtësimin e kufizimeve në jetën e përditshme. Autoritetet besojnë se takimet familjare kanë qënë një nga shkaqet kryesore të përhapjes së virusit.

Prej të dielën, çdo familje në Belgjikë mund të ftojë deri në katër mysafirë në shtëpi. Dy grupe prej katër personash mund të vizitojnë shtëpitë e njëri-tjetrit. Askush tjetër nuk lejohet të futet në rrethin e brendshëm shoqëror. Kjo strategji, e cila është gjithashtu duke u diskutuar nga qeveria britanike, hap fushën e minuar më të madhe sociale të bllokimit të koronavirusit.

Kështu kryeministrja belge Sophie Ëilmes, njoftoi planin javën e shkuar, pasi u akuzua se i kishte dhënë përparësi ekonomisë mbi dëshirat e njerëzve për t’u ribashkuar me miqtë dhe familjen. Lejimi i ‘flluskave sociale’  të fillojnë të dielën, kur Belgjika shënon Ditën e Nënës.

Ndarja fizike nga ata që i duam në disa raste është e padurueshme.”- u shpreh  Ëilmes, por vizitorëve u thuhet që të mos përqafojnë ose të shkëmbejnë përshëndetjen tipike me tre puthje. Qeveria pret që mysafirët të qëndrojnë 1,5 metra larg dhe sugjeron që njerëzit të takohen në kopshte ose në tarraca kur është e mundur. Autoritetet thonë se është e pamundur për të monitoruar takimet, por se ata mbështeten në përgjegjësinë e belgëve për të bërë detyrën qytetare.

Belgët, veçanërisht familjet e mëdha ose ato ku njëri ose të dy prindërit janë rimartuar, tashmë po mendojnë për zgjedhjet e tyre.

 “Është jashtëzakonisht e komplikuar. Unë e kuptoj, por zbatimi i ligjit është plotësisht i pamundur.”-  tha Anne, një drejtoreshë 45-vjeçare e financave.

Ajo jeton në Bruksel me burrin e saj dhe dy vajzat adoleshente.

“A duhet të zgjedhim një familje të plotë prej katër vetësh, nga të cilët ata janë kontakti ynë i vetëm dhe ne jemi kontakti i tyre i vetëm? Kjo do të thotë se nuk mund të lejoj asnjë nga miqtë e fëmijëve të mi t’i vizitojë ata.”- deklaroi ajo.

Prioriteti i saj është të shohë djalin e saj adoleshent, i cili jeton me babanë e tij dhe ka astmë, që do të thotë se ai është izoluar nga pjesa tjetër e familjes. Por ajo nuk dëshiron t’i shkëpusë dy vajzat e saj nga miqtë e tyre. “Unë nuk kam ndërmend të mbaj një bllok shënimesh se kush po takon kë” tha ajo.

“Ka pasur shumë konfuzion në lidhje me letrën e politikës. Shumë njerëz nuk e kuptuan që të katër të ftuarit ishin menduar të vinin nga e njëjta shtëpi.”- thotë Karen Phalet, profesoreshë në Universitetin e Leuven.

Epidemiologët që këshillojnë qeverinë zgjodhën numrin katër sepse përputhet me kapacitetin aktual për të bërë gjurmimin e kontakteve nëse dikush sëmuret. Çiftimi  i dy familjeve gjithashtu zvogëlon efektin e shumëzimit të rrezikut që do të vinte nga një përzierje më e larmishme, por problemi është se modelet epidemiologjike nuk përputhen me mënyrën sesi njerëzit shoqërohen në jetën reale.

“Nëse një familje mund të ketë kontakte vetëm me një familje për Ditën e Nënës, ne duhet të bëjmë një zgjedhje, ose nënën ose vjehrrën. Është një zgjedhje e vështirë për disa familje. Kush ka përparësi, miqtë e fëmijëve, apo janë gjyshërit?”- tha Phalet.

Belgjika ka ndjekur një strategji të ngjashme me qasjen gjermane, ku njerëzit nga dy familje të veçanta do të lejohen të takohen duke nisur nga kjo javë, ndërkohë që qeveria ka lehtësuar edhe më tej masat e izolimit.

Vetëm një person për një familje ishte më parë i aftë të takonte një person nga një familje tjetër. Në teori, dy familje ose dy çifte tani mund të takohen, me kusht që të respektojnë rregullin fizik të distancës prej 1.5 metrash dhe të veshin maska nëse takohen jashtë.

Nuk është specifikuar nëse një familje mund të takohet me një familje në një ditë dhe një familje tjetër ditën tjetër. Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se këto rregulla të reja do të jenë në fuqi deri më 5 qershor, kur priten të rishikohen,

Ndërkohë në Spanjë, një ndër vendet më të goditura në Europë ka qenë nën një nga karantinat më të rrepta në Europë, qeveria ka thënë se grupe deri në 10 persona do të jenë në gjendje të mblidhen në shtëpi private ose jashtë nga e hëna, por vetëm në disa zona të vendit që janë lejuar të kalojnë në fazën e dytë të planit.

 

Të paktën 51% e njerëzve në Spanjë, përfshirë ata në Ishujt Kanarie dhe Ishujt Balearik kanë hyrë sot në fazën e dytë. Rajonet e Madridit dhe Barcelonës, ​​dy nga zonat më të goditura, do të mbeten për momentin në fazën paraprake.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne belgjike koronavirusi ne belgjike

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni