Rajoni

Nisma për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, reagon BE: Kujdesuni për shëndetin e qytetarëve

Por këtë situatë delikate në vend jo vetëm për poltikën por për pandeminë globale në Kosovë  e ka monitoruar edhe Bashkimi Europian, duke këruar që partitë politike të kujdesen për shëndetin e qytetarëve.
Featured image of article: Nisma për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, reagon BE: Kujdesuni për shëndetin e qytetarëve Ana Pisoner

KOSOVË– Qeveria e Kosovës mes një situate të të trishtë nga koronavirusi është parë që më shumë vëmendje po i kushton koalicionit mes partive sesa gjendjes shëndetësore të qytetarëve.

Pasi  edhe pse  COVID-19 ka infektuar 21  persona në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës me liderin,  Isa Mustafën ka nisur përgatitjet për ta lënë shtetin pa udhëheqje. Ndërkohë pas shkarkimit të Agim Veliut dhe pas refuzimit të Kurtit për të hequr taksën ndaj Serbisë pa kushte, LDK-ja ka kërkuar të braktisë koalicionin me VV-në,  duke deklaruar se e nuk mundn të qëndrojnë në një qeveri antiamerikane.

Por këtë situatë delikate në vend jo vetëm për poltikën por për pandeminë globale në Kosovë  e ka monitoruar edhe Bashkimi Europian.

Sipas mediave vendase zëdhënëse e Komisionit Evropian, Ana Pisoner ka thënë se  në këto vendi ka nevojë konsensus, unitet politik dhe qëllime të përbashkëta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne jemi duke i ndjekur për së afërmi zhvillimet që po ndodhin në Kosovë. Situata aktuale e passhpërthimit të COVID-19, vë në pah nevojën për konsensus, unitet politik dhe qëllime të përbashkëta.  Partitë politike para së gjithash duhet të kujdesen për mirëqenien e popullit të Kosovës dhe ta vendosin atë mbi çdo interes personal.”-ka deklaruar Ana Pisonero.

Dy ditë më parë Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi sipas tij ky i fundit përhapi panik me deklaratën e tij se numri i të prekurve me koornavirus në Kosovë po shtohet çdo orë. Ky vendim u kundërshtua nga Isa Mustfa i cili u shpreh se ky është veprim i njëanshëm, në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit.

A.C/Dosja.al

Shto Koment