Bota

BE dërgon roje kufitare në Greqi dhe Bullgari

Situata mbetet e tensionuar edhe në Egje. Vetëm në ishullin Lesbos, deri të dielën në mëngjes arritën 300 migrantë, njoftojnë mediat greke, duke cituar rojet bregdetare.
Featured image of article: BE dërgon roje kufitare në Greqi dhe Bullgari Emigrantet

GREQI– Kryeministri bullgar Boiko Borisov takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migrimit.

Megjithëse Greqia e ka forcuar mbrojtjen e saj kufitare me Turqinë, në Greqi shkojnë gjithnjë e më shumë refugjatë. Nga ana tjetër, situata në kufirin bullgaro-turk është e qetë. Deri tani nuk ka pasur hyrje të paligjshme.

Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu shkroi në Twitter se deri të dielën në mëngjes 78.358 refugjatë ishin nisur për në Edirne në Turqi. Provinca në Turqinë veriperëndimore kufizohet me vendet e BE Greqi dhe Bullgari.

Situata mbetet e tensionuar edhe në Egje. Vetëm në ishullin Lesbos, deri të dielën në mëngjes arritën 300 migrantë, njoftojnë mediat greke, duke cituar rojet bregdetare.

Frontex dërgon përforcime

Për shkak të situatës së vështirë, autoriteti i kontrollit kufitar Frontex do të dërgojë përforcime në Greqi. Një zëdhënëse i tha agjencisë së lajmeve AFP se ishte vendosur dërgimi i punonjësve dhe pajisjeve shtesë. Niveli i alarmit për të gjithë kufijtë e BE me Turqinë është ngritur në “i lartë”. Presidentija e Komisionit të BE Ursula von der Leyen e siguroi Greqinë dhe Bullgarinë për mbështetje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Takim me Erdoganin

Kryeministri bullgar Boiko Borisov planifikon të takohet të hënën me Presidentin turk Regep Tajip Erdogan për të diskutuar situatën në Siri dhe problemin e migrimit. Nuk dihet saktësisht se ku do të zhvillohet takimi.

Erdogan pati njoftuar më parë se do të lejoheshin të kalonin kufijtë refugjatët me drejtim BE, duke argumentuar se BE nuk i përmbahet marrëveshjes së refugjatëve të lidhur në mars 2016.

Marrë nga DW 

Shto Koment