Sport

Nuk ka qetësi te Bayern! Dy titullarët konfliktohen në stërvitje

Nuk ka qetësi te Bayern Munich, në një kohë kur skuadra po rikthehej rivalizuese në kampionat, i dalin telashe të tjera.
Featured image of article: Nuk ka qetësi te Bayern! Dy titullarët konfliktohen në stërvitje Bayern Munchen
Përditësuar:

GJERMANI- Në një raportim të Bild, thuhet se Jerome Boateng dhe Leon Goretzka e kanë mbyllur keq seancën stërvitore, pasi janë kapur me njëri-tjetrin, madje dy lojtarët kanë përsorur dhe duart, në atë moment është dashur ndërhyrja e Lewandowskit dhe Muller për të qetësuar situatën.

Konflikti nisi në momentin kur, Boateng kishte tentuar që të kalonte Goretzkan me top, e më pas ky i fundit ka bërë një ndërhyrje të ashpër ndaj shokut të skuadrës. Mbrojtësi gjerman goditi në fytyrë lojtarin duke nxitur kështu fillimin e përleshjes fizike midis tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç/Dosja.al

Shto Koment