Politike

Qeveria e Re në Kosovë, Baton Haxhiu: Kurti e Thaçi janë takuar në mënyrë sekrete, vetëm ata e dinë ç’kanë folur

I pranishëm në "Infomagazine", Haxhiu shpreh se takimet e Kurtit dhe Thaçit kanë qenë për konsultimet për formimin e Qeverisë, por që janë zhvilluar në mënyrë sekrete.
Featured image of article: Qeveria e Re në Kosovë, Baton Haxhiu: Kurti e Thaçi janë takuar në mënyrë sekrete, vetëm ata e dinë ç’kanë folur
Përditësuar:

KOSOVË- Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në presidencë.

I pranishëm në “Infomagazine”, Haxhiu shpreh se takimet e Kurtit dhe Thaçit kanë qenë për konsultimet për formimin e Qeverisë, por që janë zhvilluar në mënyrë sekrete. “Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë. Ata e dinë se cka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike,”- tha Haxhiu.

Nga ana tjetër, në mënyrë publike, Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka kthyer përgjigje letrës zyrtare që Presidenti i vendit Hashim Thaçi i dërgoi dy ditë më parë. Kurti ‘sqaroi’ Thaçin se cili është roli i kreut të shtetit dhe sesi ai nuk duhet të ushtrojë presion në formimin e koalicionit qeverisës por vetëm të presë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa javë më parë u themelua dhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, por ende nuk është formuar qeveria e re. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Ndërsa Albin Kurti ka hequr dorë nga ministri i Brendshëm. Ditët e fundit Kurti ka zhvilluar takime të përditshme me Isa Mustafën, ndërsa zëdhënësit e tyre kanë deklaruar se negociatat po shkojnë mirë dhe se ka lëvizje nga të dyja palët.

R.G/F.M/ Dosja.al

Shto Koment