Aktualitet

Dita Ndërkombëtare e Holokaustit/ Basha: Dhimbje për 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht në kampin Aushvic

Basha ka thënë se ai ndihet krenar që vendi jonë ka ndihmuar e strehuar hebrenjtë gjatë asaj kohe, në mënyrë që numri i viktimave mos ishte më i madh se sa kaq.
Featured image of article: Dita Ndërkombëtare e Holokaustit/ Basha: Dhimbje për 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht në kampin Aushvic Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar për 75-vjetorin e çlirimit të kampit Aushvic-Birkenau në Poloni dhe për 15-vjetorin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit.

Basha ka shkruar se 27 janari është një ditë e trishtë, pasi në këtë ditë kujtojhen maskrat që iu janë bërë mijëra hebrenjve në kamp, ku u vranë barbarisht mijëra njerëz.

Ndër të tjera Basha ka thënë se ai ndihet krenar që vendi jonë ka ndihmuar e strehuar hebrenjtë gjatë asaj kohe, në mënyrë që numri i viktimave mos ishte më i madh se sa kaq.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot me 27 Janar përkujtojmë me dhimbje 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit. Kurrë nuk duhet të harrojmë dhe duhet të përballemi e të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimit. Krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.”– ka shkruar Basha.

Postimi i Bashës në Facebook

Kampi Aushvic u çlirua më 27 janar të 1945. Në kamp kishte 7.000 të mbijetuar, kryesisht të sëmurë që rrezikonin të vdisnin. Rreth 1.300,000 burra, gra dhe fëmijë u internuan në Aushvic në vitet 1940-1945. Nga këto, të paktën 1.100,000 u vranë. Forumi i Pestë i Holokaustit Botëror  zhvillohet për çdo vit në Yad Vashem dhe Presidenti i Izraelit, Rivlin do të presë 40 udhëheqës të botës në një darkë ku do të diskutojnë në Rezidencën e Presidentit.

A.C/Dosja.al

Shto Koment