Aktualitet

“Ta shohë Rama”/ Shqiptari nga Bari: Jemi të bllokuar, s’po na japin shpresë për t’u kthyer në Shqipëri

FOTO
Sipas tij, midis personave që kanë mbetur të bllokuar ka fëmijë, të moshuar dhe familjarë. Ai thotë se është shumë ftohtë dhe s’po u japin shpresë që të kthehen në Shqipëri.
Featured image of article: “Ta shohë Rama”/ Shqiptari nga Bari: Jemi të bllokuar, s’po na japin shpresë për t’u kthyer në Shqipëri Shqiptarët në Bari

ITALI- E gjithë Italia u shpall zonë e kuqe, pas situatës së koronavirusit. Kryeministri Giuseppe Conte, tha mbrëmjen e djeshme se masat kufizuese do të shtrihen në të gjithë vendin. Në Itali deri më tani kanë humbur jetën 631 persona nga koronavirusi. Frika dhe paniku ka përfshirë qytetarët atje. Mbrëmjen e sotme një shqiptar ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania, ku tregon se shumë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në portin e Barit.

Sipas tij, midis personave që kanë mbetur të bllokuar ka fëmijë, të moshuar dhe familjarë. Ai thotë se është shumë ftohtë dhe s’po u japin shpresë që të kthehen në Shqipëri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Persh joq, ju lutem mund ta shpernd. Nga porti i barit, kemi ngelur, Na kan bllokuar, ka femije, Pleq, Familjar. Esht ftoht, dhe spo na japin shpres per tu kthyer ne vendin ton Publikoje te lutem ta shikoj dhe edi”, shkruan ai.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment