Politike

“Kallëzim shtesë”/ PD: Faktet e bëra publike sot nga Meta dëshmojnë përdorimin e Dvoranit për kapjen e Kushtetueses, SPAK të veprojë menjëherë

Bardhi shprehet se faktet e bëra publike sot nga Meta dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama.
Featured image of article: “Kallëzim shtesë”/ PD: Faktet e bëra publike sot nga Meta dëshmojnë përdorimin e Dvoranit për kapjen e Kushtetueses, SPAK të veprojë menjëherë Gazmend Bardhi

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar, lidhur me faktet e denoncuara sot nga presidenti Ilir Meta, të cilat sipas kreut të Shtetit dëshmojnë mbi kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gazmend Bardhi shprehet se faktet e bëra publike sot nga Meta dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Bardhi kërkon menjëherë hetimet nga SPAK,

REAGIMI I PLOTË I GAZMEND BARDHIT:

Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.

Deklarata presidentit u bë sot, gjatë një konference që Ilir Meta ka zhvilluar një  në orën 11:30, ku ka akuzuar kreun e KED, Ardian Dvorani se ka penguar ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Meta gjithashtu tha se Dvorani kërkon që t’i ruajë vetes një pozicion në GJK, dhe theksoi se duhet që t’i ndalohet menjëherë aktiviteti, që e cilësoi si ‘kriminal’.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment