Aktualitet

Qytetarët e Durrësit denoncojnë: Kemi pallatin e pabanueshëm, bashkia nuk jep bonusin e qirasë

Qytetarët denoncojnë në Open se nuk po marrim bonus-qeranë.
Featured image of article: Qytetarët e Durrësit denoncojnë: Kemi pallatin e pabanueshëm, bashkia nuk jep bonusin e qirasë Banorët e Durrësit

DURRËS- Në qytetin e Durrësit në lagjen 18, rruga Sami Frashëri qytetarët kanë probleme me marrjen e bonusit të qerasë. Për Open në Top Channel zëri e atyre qytetarëve e solli gazetari Andi Bora.

Qytetarët denoncojnë në Open se nuk po marrim bonus-qeranë.

‘Pallati është shpallur i pabanueshëm nga dy inxhinierë që erdhën pas tërmetit. Shkojmë tek Bashkia Durrës dhe na thonë se po presim një aktkonstatimi final dhe pallati juaj nuk del në sistem si i pabanuar. Kemi marrë shtëpi me qera, por s’dimë çfaë të bëjmë sepse bashkia nuk na jep bonus-qeranë”, thanë qytetarët.

Shkreli ndërhyri duke thënë se pallati është shpallur i pabanueshëm. ‘Jam i sigurtë që pallati është shpallur i pabanueshëm, por nuk jam i sigurtë të them pse bashkia nuk jep bonus-qeranë sepse nuk e di se si kanë aplikuar qytetarë- tha Shkreli. Ndërkohë Shkreli telefonoi kryetarin e Bashkisë Durrës për të zgjidhur situatën.

Marrë nga Hapur.al 

 

Shto Koment