Aktualitet

“Çfarë do bëj unë me 180 mijë lekë?”/ Banorët në Tiranë rrëfejnë se s’kanë marrë bonusin e qirasë, rikthehen në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti

Një pjesë e tyre deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet shtetërore, ndaj dhe nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të kthehen dhe të jetojnë çdo ditë me rrezikun se pallatet e tyre do të shemben.
Featured image of article: “Çfarë do bëj unë me 180 mijë lekë?”/ Banorët në Tiranë rrëfejnë se s’kanë marrë bonusin e qirasë, rikthehen në shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti Pallat i dëmtuar nga tërmeti

TIRANË- Banorët në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë vijojnë të jetojnë në shtëpitë e tyre të dëmtuara nga tërmeti. Mungesa e një zgjidhjeje nga ana e Bashkisë Tiranë i ka detyruar ata të kthehen brenda banesave të dëmtuara ndërsa ka nga ata që ende nuk e kanë marrë bonusin e qirasë.

Një pjesë e tyre deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga bashkia dhe institucionet shtetërore, ndaj dhe nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veçse të kthehen dhe të jetojnë çdo ditë me rrezikun se pallatet e tyre do të shemben. Ata shprehen se nuk e kanë marrë as bonusin e qirasë nga bashkia.

“As 5 lekë nuk kam marrë”

Por edhe ato familje që kanë mundur të regjistrohen për të marrë bonus, deklarojnë se nuk e kanë marrë pagesën për muajin janar dhe ngrenë shqetësimin se nuk kanë para për të paguar shtëpitë ku janë zhvendosur për të jetuar me qira.

“Kemi përfituar një bonus qiraje në muajin dhjetor, tani muaji tjetër nuk na ka dalë më”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Çfarë do bëj unë me 180 mije lekë”

Ndërsa për disa nga banorët, bonusi i qirasë është i pamjaftueshëm pasi qiratë e shtëpive në kryeqytet janë shumë të larta dhe për të papërballueshme.

“Zotëria do lekët, bonusin këta nuk e japin”

Edhe pse frika është e madhe për të jetuar në këto pallate muret e të cilëve janë të çara si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit të 26 nëntorit, banorët shprehen se presin një zgjidhje nga ana e Bashkisë  Tiranë.

Marrë nga Ora News

(a.m/dosja.al)

Shto Koment