Aktualitet

“As serbi s’të lë pa ujë”/ Plas sherri mes banorëve dhe policisë për depozitat mbi tarracë: Erdhën pa asnjë vendim

Forcat e policisë janë futur në pallat për të hequr depozitat e ujit, por kanë hasur në kundërshtimin e banorëve.
Featured image of article: “As serbi s’të lë pa ujë”/ Plas sherri mes banorëve dhe policisë për depozitat mbi tarracë: Erdhën pa asnjë vendim Banori i pallatit

TIRANË– Banorët e disa zonave në Tiranë, do të duhet përballen me mungesën e ujit të pijshëm, pasi policia bashkiake do të heqë depozitat e ujit mbi tarraca. Ditën e sotme banorët e një pallati pranë shkollës “11 Janari” në Tiranë janë përplasur me policinë bashkiake për depozitat e ujit. Forcat e policisë janë futur në pallat për të hequr depozitat e ujit, por kanë hasur në kundërshtimin e banorëve.

Një prej banorëve foli për FaxNews”, dhe e cilësoi këtë ngjarje si masakër. Sipas tij, banorët janë lënë pa ujë sepse nga Bashkia nuk iu është dhënë asnjë alternativë për furnizimin me ujë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Erdhën sot dhe jua kanë hequr me ndihmën e bashkisë, sot banorët janë pa mundësi për t’u furnizuar me ujë. Depozitat nuk janë vendosur në mënyrën e duhur sepse janë vendosur në kohën kur nuk kishte një rregull. Jemi në një katastrofë sot, banorët janë pa ujë. Gjysma e banorëve janë mbi 50 vjeç. Bashkia pa një vendim, pa një urdhër, kishte ardhur për të hequr depozitat e ujit. Kjo është masakër. Nuk mund t’i heqin dhe t’i lënë njerëzit pa ujë. Ne dëgjuam vetëm që erdhi policia bashkiake dhe reaguam të gjithë, hipën pleq e plaka këtu lart. Ne do të bëjmë çdo gjë bashkë. Nuk ka përgjigje sesi do të zgjidhet. Nuk e dimë, jemi të shokuar nga veprimi. Këtë nuk ta bën as serbi, as serbi nuk të lë pa ujë”, u shpreh një prej banorëve.

(a.m;E.K/dosja.al)

Shto Koment