Bota

OBSH: Mungesë globale të pajisjeve mjekësore, Banka Botërore ofron 12 miliard dollarë si ndihmë kundër koronavirusit

Virusi vdekjeprurës kinez është përhapur në Korenë e Jugut, Japoni, Evropë, Iran dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në këto vende tashmë janë shënuar edhe viktimat e para.
Featured image of article: OBSH: Mungesë globale të pajisjeve mjekësore, Banka Botërore ofron 12 miliard dollarë si ndihmë kundër koronavirusit Foto ilustruese

SHBA – Organizata Botërore e Shëndetit ka ndjekur hap pas hapi gjendjen kaotike që ka  shkaktuar koronavirusi në mabarë botën.

Së fundmi OBSH  ka paralajmëruar se jemi në një mungesë globale produktesh mjekësore dhe abuzim me çmimet për pajisjet mbrojtëse kundër përhapjes së koronavirusit, si maskat, kostumet efikase apo higjenizuesit.

Prandaj për  këtë arsye OBSH u ka kërkuar kompanive dhe qeverive që të rrisin prodhimin me 40%, ndërkohë që në botë po rritet numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Në këtë kohë rezerva Federale Amerikane ka ulur normat e interesit në një veprim urgjent në mënyrë që të shmangë një recesion global, ndërsa Banka Botërore njoftoi se do të japë 12 miliard dollarë për të ndihmuar vendet që janë prekur nga virusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Virusi vdekjeprurës kinez është përhapur në Korenë e Jugut, Japoni, Evropë, Iran dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në këto vende tashmë janë shënuar edhe viktimat e para.

Në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 3200 viktima dhe afro 93.129 njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Italia e quajtur ndryshe edhe si vatra e koronavirusit në Europë, ka shënuar 79 viktima dhe mbi 2.200 mijë të infektuar. Greqia ka mbyllur 28 shkolla për të shmangur koronavirusin, në Kinë së fundmi ka vdekur edhe një mjek, ndërsa rastet po shtohen shumë edhe në SHBA, ku Trump po merr masa të forta. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar. OBSH njofton se ka një mungesë globale pajisjeve mjekësore, ndërsa Banka Botërore ka dhuruar  12 miliardë dollarë në ndihmë të zhdukjes së koronavirusit. Në Shqipëri s’ka ende asnjë rast të konfirmuar.

Burimi:  cnn 

A.C/Dosja.al

Shto Koment