LIVE UPDATES
Ekonomi

6 ditë kohë për të aplikuar/ Dy dokumentet që iu duhen për të përfituar nga rindërtimi i banesave të dëmtuara nga të

22 Shkurt 2020, 10:18 Nga DOSJA
6 ditë kohë për të aplikuar/ Dy dokumentet që iu duhen

TIRANË-Qytetarët të cilëve u është dëmtuar banesa nga tërmeti, duhet të nxitojnë pranë njësive administrative deri më datën 28 shkurt, për të plotësuar formularin online, përmes të cilit përfitojnë nga programi i rindërtimit.

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti inspektoi dje procesin e aplikimit në Kombinat, ku janë hapur 6 sportele, prej ku theksoi se procesi përfundon në fund të këtij muaji..

“Ky proces është hapur në datën 29 janar dhe përfundon në datën 28 shkurt. Duam t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët janë prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor, se pavarësisht nivelit të dëmit që ata kanë pasur, t’i drejtohen 27 njësive administrative të Bashkisë së Tiranës për të plotësuar formularin online, për t’u bërë pjesë e përfitimit nga programi i rindërtimit”, sqaroi Ruseti.

Pranë sporteleve të hapura në të gjitha njësitë administrative, qytetarët mund të raportojnë që nga dëmet më të lehta, deri tek ato që kanë të bëjnë me rindërtimin nga e para të banesës së tyre.

“Kjo nënkupton se raportimin nga dëmet më të lehta deri te rindërtimi i shtëpisë nga e para, apo bërjen pjesë të qytetarëve nga rindërtimi i lagjeve të reja. Të gjitha njësitë tona administrative janë në gatishmëri për t’ju pritur. Kemi shtuar sportelet, aktualisht në Kombinat kemi arritur në 6 sportele, për të lehtësuar gjithë procedurën dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që të bëjnë aplikimin në mënyrën më të shpejtë e më korrekte të mundshme”, deklaroi nënkryetarja e bashkisë.

Ruseti theksoi se aplikimi në portal pranë njësive administrative është e vetmja mënyrë se si qytetarët e prekur nga tërmeti do të mund të bëhen pjesë e programit të rindërtimit.

“E vetmja mënyrë sesi qytetarët do të mund të bëhen pjesë e programit të rindërtimit është duke aplikuar në këtë portal. Më vonë do jetë e pamundur që qytetarët të përfitojnë, duke qenë se njësitë administrative nuk do kenë të mundur të mbledhin të dhënat e tyre në lidhje me strukturën familjare apo me banesën e dëmtuar”, u shpreh ajo.

Ruseti sqaroi procedurën e thjeshtëzuar sesi qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar nga ky program.

“I vetmi dokument që duhet të keni në momentin e aplikimit është vetëm karta e identitetit dhe akti i verifikimi, të cilën nëse nuk e ka individi, një kopje të saj e ka patjetër njësia administrative ku do aplikoni, si dhe certifikata e pronësisë së banesës apo çfarëdo lloj dokumenti tjetër i cili vërteton pronësinë e banesës së dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor”, deklaroi ajo.

Administratori i Njësisë 6, Adriatik Merko, tha se pas daljes së Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave, aplikimet filluan jo vetëm në zonën e Kombinatit, por në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti. Ai sqaroi se është bërë njoftimi i të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti, sidomos i palëve që trajtohen me bonus qiraje nga ana e Bashkisë së Tiranës.

Marrë nga Faxweb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale anisa ruseti aplikimi per rindertimin banesat e demtuara nga termeti anisa ruseti aplikimi per rindertimin banesat e demtuara nga termeti

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni