Aktualitet

S’ka marrëveshje me kompaninë/ Punonjësit e rafinerisë së Ballshit futen në grevë urie pa afat: I bashkohemi shokëve të Poçemit (VD)

Kompania private nga takimi i sotëm iu kishte ofruar punëtorëve kontratë të re duke nisur prej  1 marsit, pa njohur pagat e prapambetura.
Featured image of article: S’ka marrëveshje me kompaninë/ Punonjësit e rafinerisë së Ballshit futen në grevë urie pa afat: I bashkohemi shokëve të Poçemit (VD) Punonjësit e rafinerisë së Ballshit

BALLSH- Punonjësit e Uzinës se Ballshit kanë nisur rreth orës 15 :30  grevën e urisë, e cila zhvillohet pranë qendrës shëndetësore të Uzinës Ballsh pranë rafinerisë. Ky vendim është marrë, pasi nuk është firmosur marrëveshja mes administratorëve dhe punonjësve.

Janë 10 grevistë punëtorë të rafinerisë së Ballshit nga 800 punëtorë që janë në këtë uzinë.Grevës së urisë i janë bashkuar edhe 14 punonjës të stacionit elektrik të Poçemit të, cilët janë në ditën e 5-të grevës së urisë. Kompania private nga takimi i sotëm iu kishte ofruar punëtorëve kontratë të re duke nisur prej  1 marsit,  pa njohur pagat e prapambetura. Në këtë pikë naftëtarët nuk kanë rënë dakord dhe kanë marrë këtë vendim greve urie pa afat.

“Ne që të jemi të qartë nuk e dimë edhe vetë sesa duar kanë kaluar rafineria jonë. Ai shtroi opsionin e tij, por ajo që kuptuam ne është se ai nuk mban përgjegjësi për pagat e prapambetura, dhe thotë do të operojmë sëbashku nga data 1 e muajit tjetër,por do të bëjmë kontratë ligjore dhe thotë nuk do të marr përsipër borxhin e tjetër kujt. Në momentin që flasim, kompania që ka operuar qeramarrësin me dijeninë tonë nuk ka shpallur akoma falimentin. Iu drejtojmë një pyetje: Jemi drejtuar shtetit dhe pronarit,,iu adresojmë sot një shetësim pëer këta që thonë jemi kompania mëmë. Dje me kolegët e Poçemit i është bërë një me dije kryeprokurit të shpenzojë një orë kohë dhe të uli palët në tavolinë dhe të shohë se çfarë do të bëhet me pagat tona. Janë mbajtur detyrimet shoqërore dhe shëndetësore mbi cilën pagë? Ne s’kemi marrë gjë. Shqetësimi jonë është i ligjshëm. Ne do të marrim aktin ekstrem, duke përkrahur shokët tonë të Poçemit, ne vendosim sot të hyjmë në grevë urie pa afat”, u shpreh punëtori i rafinerisë së Ballshit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë, punonjësit e stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem janë sot në ditën e pestë të grevës së urisë, pasi kanë 27 rroga pa marrë. Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës. Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi, ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirrje strukturave të LSI-së në Fier që t’u qëndrojnë pranë punëtorëve.

Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rafinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje e cila ka kaluar më pas për eksport.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment