LIVE UPDATES
Art&Argëtim

3 Shkurt 2020, 07:59 Nga DOSJA

TIRANË- Memorie.al publikon historinë e panjohur të Sulo Klosit, inxhinierit të Minierave që pasi ishte diplomuar në Strasbourg, në vitin 1937 u kthye në Shqipëri dhe gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut punoi në Drejtorinë e Minierave pranë Ministrisë së Ekonomisë. Dëshmitë e së bijës së tij, znj. Edit Klosi, lidhur me njohjen e të atit me Enver Hoxhën gjatë periudhës së studimeve në Francë dhe dosja hetimor e gjyqësore e Sulo Klosit, ku ai vetë “ka rrëfyer” të gjithë veprimtarinë e tij që nga periudha e studimeve në Francë, njohjet me profesorët e huaj në Kongresin e II-të Botëror të Francës ku disa profesorë të huaj e rekomanduan që të takohej me profesorin polak, Stanislav Zuber, puna në Shoqërinë Italiane të Hidrokarbureve (A.I.P.A.), periudha e pushtimit të vendit ku ai u njoh me eksponentët e lartë të organizatës nacionaliste, Balli Kombëtar, Mit’hat Frashëri dhe Hasan Dosti, dhe veprimtaria e tij më “Grupin e deputetëve”, të cilët në mes të t’jerash kishin planifikuar edhe një atentat ndaj gjeneral-kolonel Enver Hoxhës, të cilin e kishte marrë përsipër Ymer Keçi nëpërmjet shoqëruesit të Myslym Pezës, Hamdi Kacollës, gjatë kohës që Enveri do të shkonte në Pezë…

Pas diplomimit në Francë, babai ynë Sulo Klosi, u kthye në Shqipëri dhe iu kushtua vetëm profesionit të tij, pa u përzier asnjëherë në punët e politikës. Por në marsin e 1946-ës, kur shërbente si kryeinxhinier i Uzinës së Bakrit në Rubik, ai u arrestua së bashku me një grup të madh intelektualësh, të cilët u quajtën “Grupi i Deputetëve”. Pasi e mbajtën për disa muaj në hetuesi, ku e torturuan në mënyrën më barbare, atë e dënuan me vdekje së bashku me 15 të pandehur të tjerë të atij grupi. Vendimi i gjyqit u zbatua menjëherë dhe babanë tonë e ekzekutuan duke e varur në litar në mes të qytezës së Rubikut, ku e lanë për disa ditë në trekëmbësh për të terrorizuar banorët e asaj zone”.

Kështu dëshmon në mes të tjerash znj. Edit Klosi, për ngjarjen që çoi në ekzekutimin e babait të saj, inxhinierit Sulo Klosi, (të birit të patriotit të madh nga Mallakastra, Ismail Klosi), që ishte diplomuar për Inxhinieri Minierash në Strasbourg të Francës, i cili u akuzua për “bashkëpunim me agjenturat anglo-amerikane”, nëpërmjet lidhjeve që kishte bërë inxhinieri polak Zyber dhe drejtori i Teknikes së Tiranës, Harry Fultz. Lidhur me këto akuza në adresë të Sulo Klosit, si dhe shumë të tjera për lidhjet e tij me ish-eksponentët e Ballit Kombëtar, bën fjalë dosja e tij gjyqësore e gjetur para disa kohësh në arkivin e Ministrisë së Rendit. Në atë dosje, bashkë me deponimet që janë të firmosura prej tij, gjendet dhe një deklaratë e dhënë para ndihmësprokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Josif Pashkos, ku Sulo Klosi konfirmon gjithçka që është shkruar aty prej hetuesve të Drejtorisë së Sigurimit?!

Si qëndron e vërteta e asaj dosjeje, a ka pasur vërtet Sulo Klosi lidhje me agjenturat e huaja, apo ishte thjesht një inskenim i Sigurimit të Shtetit për të goditur atë grup intelektualësh të diplomuar në Perëndim, që aspironin për një demokraci të vërtetë, të cilët Enver Hoxha i shihte si pengesë kryesore në konsolidimin e pushtetit të tij?

Lidhur me këtë dhe të tjera dëshmon e bija e Sulo Klosit, znj. Edit Klosi dhe bashkë me rrëfimet e saj Memorie.al në këtë shkrim po publikon edhe disa pjesë nga deponimet e Sulo Klosit, të cilat gjenden në dosjen e tij gjyqësore.

Dëshmia e së bijës: “Enveri tha se nuk kishte gisht në vrasjen e babait tonë”

Lidhur me periudhën e studimeve të Sulo Klosit në Francë, kthimin në Shqipëri, punësimin, karrierën e shkurtër profesionale, arrestimin dhe dënimin me vdekje, e bija e tij Edit Klosi dëshmon: “Gjatë periudhës së studimeve në Francë, midis shumë shqiptarëve që ndiqnin studimet atje, babai pati njohje edhe me Enver Hoxhën, gjatë kohës që ai ishte në Monpelje. Në Francë, babai nuk u mor me asnjë aktivitet apo veprimtari politike, por iu kushtua vetëm studimeve, pasi e kishte me shumë pasion degën që kishte zgjedhur. Gjatë periudhës së Luftës, xhaxhai ynë, Qemali, u angazhua tërësisht me Lëvizjen, duke arritur dhe disa funksione të larta, deri në komisar batalioni me gradën e majorit, ndërsa babai ynë, Sulua, nuk u përzie fare me punët e luftës, por vazhdoi të punonte me italianët. Vetëm nga fundi i vitit 1944, babai u angazhua me një grup intelektualësh shkodranë të diplomuar në Perëndim, të cilët aspironin për demokraci, për një sistem me prirje socialdemokrate. Ndërsa pas mbarimit të luftës, xhaxhai ynë, Qemali, kreu funksionet e komandantit të Qarkut të Vlorës, kryetarit të Gjykatës për Krimet e Luftës dhe drejtorit të Transportit në Ministrinë e Komunikacioneve, babai ynë filloi punë në Drejtorinë e Gjeologjisë, pranë Ministrisë së Industri-Minierave në Tiranë. Në atë punë im atë shërbeu deri në fillimin e vitit 1946, kur e emëruan si kryeinxhinier të Uzinës së Bakrit në Rubik. Por, ndërsa ai bashkë me specialistët italianë i ishte përveshur punës për të rivënë në punë atë uzinë, në marsin e vitit 1947 u arrestua së bashku me një grup të madh intelektualësh, që u quajt “Grupi i Deputetëve”. Gjatë periudhës disamujore që im atë u mbajt në hetuesi, atë e torturuan në mënyrë çnjerëzore, aq sa kur doli në gjyq në fillim të shtatorit 1947, nuk njihej fare. Gjatë seancave të gjyqit që u zhvilluan në kinema “Kosova”, dhe vazhdoi deri në mesin e nëntorit, ai u akuzua se kishte pasur lidhje me profesorin polak Zyber (që kishte vdekur në qelitë e Hetuesisë së Tiranës), me të cilin e kishte lidhur një nga profesorët e tij në Universitetin e Strasbourgut. Po kështu, ai akuzohej se që në vitin 1941 kishte pasur lidhje me eksponentë të Ballit Kombëtar, si Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Abaz Ermenji, Nuredin bej Vlora etj., me të cilët e kishte lidhur shoku i tij i ngushtë, inxhinier Andrea Xega, si dhe pas mbarimit të Luftës, kishte bashkëpunuar me misionet anglo-amerikane për rrëzimin e qeverisë së Enver Hoxhës. Vendimi i gjyqit u dha më 15 nëntor 1947 dhe 15 të pandehur të atij grupi u dënuan me pushkatim, kurse të tjerët me burgime të rënda. Gjyqi vendosi që Riza Alizoti të varej në Kuçovë, kurse Sulo Klosi të varej në mes të Rubikut, ku kishte punuar si kryeinxhinier. Vendim u zbatua menjëherë dhe tim atë e lanë të varur për disa ditë në mes të qytezës së Rubikut, duke terrorizuar gjithë banorët e asaj zone. Lidhur me dënimin, ne mësuam se Enver Hoxha ishte shprehur se nuk kishte gisht në atë punë, po ku ta dish se si qëndron e vërteta. Pas dënimit të tim eti, edhe xhaxhanë, Qemalin, e shkarkuan nga të gjitha funksionet, por pas dënimit të Koci Xoxes, atë e rehabilituan përsëri, duke e caktuar në funksione të larta shtetërore, si: zv/ministër të Komunikacioneve e drejtor të Flotës Detare dhe të Portit në Durrës. Gjatë atyre viteve që ishte në ato detyra, xhaxhai u kujdes për mua dhe vëllanë tim, Ismailin, duke na nxjerrë të drejtën e studimeve për shkollat e larta dhe duke u interesur të punësoheshim sipas degëve përkatëse ku ishim diplomuar”.

Deponimet e Sulo Klosit në Hetuesi

Proces-verbal

Sot më njëzet e katër Qershuer njëmijë e nëntëqind e dyzet e gjashtë, në zyrën e Drejtoris Punve të Mbrendëshme të qarkut të Tiranës, para meje Kapiten II-të Dhosi Progri me shërbim pranë Drejtoris Sigurimit Shtetit Tiranë, u muar në pyetje i arrestuari Ing. Sulo Ismail Klosi, bir’i Ismailit (vdekur) dhe i Zakie (gjallë), lindur në Klos të Mallakastrës më 1916 dhe banues në Rubik, i martuar me Muhaseri Qadhimi nga Gjinokastra, me dy fëmijë një vajzë dhe një djalë mosh minore, arsim të lartë, profesioni Minjierë gjeollog, i martuar në kohën e regjimit të Zogut dhe dënuar me 101 (Njëqind e një), ka kryer vetëm tre muaj burg, dhe mbasi u pyet dekllaroj si më poshtë:

Mbas mbarimit të shkollës fillore, të cilën e kam mbaruar në qytetin e Fierit në vitin 1925 dhe që këndej kam vazhduar shkollën e mesme në Gjimnazin e Shtetit, Shkodër, të cilën kam mbaruar në vitin 1931-32. Me mbarimin e shkollës së mesme jam emëruar mësues në Lushnjë dhe në Ballsh, kjo ka qenë në vitin 1932. Po në këtë vitë në muajin Nëntor kam shkuar në Francë në qytetin Strasbourgë, për të ndjekur studimet ne degën e shkencave. Studimet e larta d.m.th. Universitetin e kam mbaruar në vitin 1937 ku po në këtë vitë jam këthye në Shqipëri. Mbas këthimit t’im në Shqipëri, kam kërkuar punë nga qeverija e Zogut ku jam marrë në punë mbas një viti që kam ardhur nga jashtë. Për marrjen në punë si Ing. Gjeollog pranë drejtoris së ujravet kanë ndërmjetësuar dy shokët e mij Dalip Zavalani (i vëllaj i Tajar Zavalanit) dhe Qemal Butka, të cilët biseduan me ministrin e Ekonomis t’asaj kohe Rrok Gera nga Shkodra, në këtë punë kam hyrë në muajin Tetor të vitit 1938 ku kam ndenjur deri në tetor 1939 dhe prej kësaj kohe jam transferue në drejtorin e minierave pranë Ministris Ekonomis duke qëndruar po në nvarsin e kësaj drejtorije deri në çlirimin e Shqipëris nga okupacioni.

Në vitin 1937 është bërë Kongresi i II-të botnor në Paris ku këtu merte pjesë drejtori i shkollës ku unë vazhdonja mësimet, i cili quhesh Henri Ëeis Francez, Prof. Hans po dhe ky nga Franca. Në mbarim të kongresit kur të lart-përmendurit u këthyen në shkollë dhe thanë se në Kongres ka patur një delegacion Shqiptar i dërguar nga shoqërija A.I.P.A. Italia, e cila kishte konçensione vajgurore në Shqipëri. Këta më përmendën dhe emërat që kanë qenë në Kongres, të cilët më kujtohen se kanë qenë Prof. Zuber Stanislav, Jakobin Italian. Drejtori i shkollës më foli se kishte bisedue me Prof. Zuberin për mua (Sulon) ku i kishte thanë se në shkollë kemi një djalë Shqiptar dhe është shumë i mirë dhe sivjet mbaron dhe shkollën, prandaj duhet që t’a merni në punë dhe Zuberi i kishte premtuar duke marë në shënim embrin t’em dhe i kishte lënë dhe një pikë takim për mua që kur të kthehesha nga Franca të takohesha në Romë duke i  lënë adresën, të cilën drejtori m’a dërgoj mua (Sulos) dhe më tha që duhet të takosh. Adresa e Prof. Zuberit më duket se ka qenë Hotel “Boston” në Romë. Kur jam këthyer nga Franca në muajin korrik dhe kur arrita në Romë kam qëndruar 4-5 ditë ku kam kërkuar Prof. Zuberin si mbas adresës, po nuk e gjeta, kurse këtu në hotel më dhanë adresën e shtëpis ku banonte Zuberi. Shkova aty dhe në dhomë gjeta të vëllanë e Ing. Zubrit, i cili më tha se unë jam i vëllaj dhe ky më dha numrin e telefonit, të cilin (Zuberin) e kërkova dhe e gjeta ku lamë një pik takim në rrugën Venoto dhe për të njohur njëri tjetrin kemi treguar veshjen e njëri tjetrit, dhe mbas këtij takimi në telefon jam takuar në vendin e caktuar. Në takim që pata, biseduam me Zuberin, i cili më foli për sa kishte biseduar me drejtorin e shkollës në kongres. Ky më premtoj se ti e ke vendin vakant d.m.th. që unë (Sulua) të caktohesha nëpunës i shoqëris Italiane A.I.P.A. Gjatë kohës që unë (Sulua) kam ushtruar profesionin t’im në kohën e Zogut kam njohur nga njerzit e huej që ishin nëpunsa të shoqëris për shfrytëzimin e minjerave në vendin t’onë dhe që janë: Caleta Girone Italian, me detyrë këshilltar pranë drejtoris minjerave Tiranë, i rekomanduar nga Ing. Andrea Xega, drejtor’i shoqëris Franceze Dyfurë i prezantuar nga Doktor Kallugjeri, emri nuk më kujtohet por di që është nga Fieri; Ing. Tarasconin Italian, Gjeollog Dualkë dhe të tjerë që s’më kujtohen. Mbas këtij takimi unë (Suloja) kam qenë vazhdimisht në lidhje me Hasan Dostin e Mit-hat Frashërin deri në fund të vjetit 1942. Në sa me shokët e grupit t’em që përmenda më lart i kam mbajtur kontaktet deri në Mars ose në Prill kur unë kam ikur në Shkodër ku kam patur lidhje.

Çlirimi i Shqipëris më ka gjet në Shkodër dhe në Dhjetor të 1944-ës kam ardhur me shërbim në Tiranë. Këtu bie në kontakt përsëri me antarët e vjetër të Ballit dhe shokët e mi si: Abdyl Kokoshi, Uan Filipi, Hilmi Hysi etj. dhe fillojmë përsëri bisedimet politike dhe komentet mbi situatën e re të krijuar në Shqipëri mbas çlirimit. Si antar të vjetër të Ballit që ishim të sigurt se situata do të ndryshonte pa tjetër se Anglo-Amerikanët nuk do të toleronin një gjendje të tillë në Shqipëri dhe për këtë ishte e nevojshme që edhe ne duhet të ri-fillonim aktivitetin t’onë për rrëzimin e Pushtetit. Aktiviteti im kondër Pushtetit është ri-filluar që në Shkurt të 1945-ës, datë në të cilën ne kemi filluarë ri-organizimin e Ballit Kombëtar. Organizata e Ballit Kombëtar ri-organizuarë mbas çlirimit të Shqipëris nën nxitjen direkt të kriminelave të Luftës në Itali, Mitat Frashëri, Ali Këlcyera e të tjerë të ndihmuarë dhe sibensionuarë nga misionet Anglo-Amerikane dhe në lidhje të ngushtë me kriminelët e aratisur kishte për qëllim grumbullimin e gjithë elementave të vjetër të Ballit dhe në bashkëpounim me gjith armiqtë e Pushtetit popullor të arrinim në rëzimin me forcë të Pushtetit popullor. Unë jam antar i Komitetit Qëndor të Ballit Kombëtar riorganizuar mbas Çlirimit që në Shkurt 1945.

Në fund të Shkurt-Mars 1945 Abdyl Kokoshi më fton të marrë pjesë në një mbledhje në shtëpinë e Uan Filipit që është në rrugën e Dibrës në krahun e djathët. Në këtë mbledhje merrnim pjesë: unë  (Sulua), Demir Kallarati, Uan Filipi; Abdyl Kokoshi, Beh-xhet Shehu, Hilmi Hysi, Isuf Hysenbegasi, Syrja Selfo, Hivzi Kokalari e Fatosh Kokoshi. Mbledhjen e hapi Uan Filipi dhe Abdyl Kokoshi të cilët na thanë se këto ditë kishin marrë nga Mit-hat Frashjëri me anën e misionit Engles një letër. Letra e Mitatit thoshte se pranë Anglo-Amerikanëve n’Itali qëndronte Komiteti Qëndror i Ballit, i cili vazhdonte aktivitetin e tij. Anglo-Amerikanët i kishin premtuar këtij Komiteti se për së shpejti ata do të zbarkonin në Shqipëri dhe për këtë Mit-hat Frashëri na kërkonte në që të fillonim shpejt ri-organizimin e Ballit në gjithë Shqipërin në mënyrë që të paraqiteshim si forcë e organizuarë dhe të merrnim me njëherë fuqin në dorë. Letra theksonte se në rrast organizimi, Anglo-Amerikanët do të na jipnin të gjitha ndihmat morale dhe materjale dhe do të kishim përkrahjen e tyre.

Riorganizimi i Ballit Kombëtar ka filluar që në muajin shkurt të vitit 1945. Pjesmarrja e ime (Sulos) në Ballin Kombëtar të riorganizuar mbas çlirimit dhe si antar i komitetit qëndror ka filluar që në fillim të riorganizimit. Mbledhja e komitetit qëndror është provokuar nga Uani, ndërsa unë (Suloja) kam vojtur bashkë me Abdyl Kokoshin, mbledhjen e kemi bërë në shtëpinë e Uanit, në rrugën e Dibrës në krah të djatht në muajin Mars. Këtu merrnin pjesë këta persona: Unë (Suloja), Abdyl Kokoshi, Uan Filipi, Fatosh Kokoshi, Bexhet Shehu, Hilmi Hysi, Agronomi Beli nga Korça, Isuf Hysen Begasi, Syrja Selfo, mbledhjen e hapi Uani dhe Abdyli, të cilët folën mbi organizimin e ballit dhe mbi letrën e marrun nga Italija të dërguar nga komiteti qëndror i Ballit Kombëtar i aratisur n’Itali dhe firmuar nga Mit-hat Frashëri. Në letër Mitati na thoshte se pranë Anglo-Amerikanve n’Itali qëndronte komiteti qëndror i Ballit dhe se Anglo-Amerikanët i kishin premtuar këtyre që shumë shpejt do zbarkonin në Shqipëri, prandaj duhet që neve të fillonim sa më parë për riorganizimin e Ballit Kombëtar në Shqipëri nëpër krahinat e ndryshme dhe të fillonte aktivitet në mënyrë që kur të bëhesh zbarkimi të ishim një fuqi e organizuar dhe të ishim në gjendje që të merrnim Pushtetin në dorë.

Dosja gjyqësore: “Si do kryhej atentati ndaj gjeneral Enver Hoxhës”

Në dosjen gjyqësore të “Grupit të deputetëve”, ku gjendet dhe ajo e Sulo Klosit, krahas shumë deponimeve të të pandehurve të atij grupi, gjendet edhe një deponim që bën fjalë për një atentat ndaj Enver Hoxhës. Në mes të tjerash, aty thuhet: “Para se të bëhej kryengritja e Shkodrës, në Komitet u vendos që të arratisurit të bashkoheshin midis tyre dhe të hidheshin në aksione. Kështu nën udhëzimet tona çetat filluan të bënin aksione dhe të kryejnë atentate. Këto udhëzime neve na i jepnin t’arratisurit simbas direktivave të anglo-amerikanëve. Mbas mbarimit të mbledhjes, unë shkova në Durrës dhe i raportova shokëve mendimet e Komitetit dhe së bashku me Ramazan Tabakun, u ngarkuam që të takoheshim me t’arratisurit e Krujës dhe të Shijakut. Kështu që Ramazan Tabaku mori 5.000 franga dhe shkoi në Krujë ku u takua me Ibrahim Kupin, kurse unë mora 20.000 franga dhe shkova në Shijak ku u takova me t’arratisurit. Në prill 1946 jam takuar me Hamdi Kacollën dhe Ymer Keçin, në shtëpinë e Ymerit. Ymeri i tha Hamdi Kacollës, që të largohej nga Gjeneral Myslym Peza, ku ndodhej me shërbim e të shkonte në Pezë. Qëllimi i Ymerit ishte që Hamdinë ta dërgonte në Pezë për punë dhe për të bërë atentat kundëra Gjeneral-kolonel Enver Hoxhës dhe Gjeneral-leitnant Koci Xoxes, në bashkëpunim me njerëzit që do të sillte nga Dibra Faik Shehu. Kur u dorzuan djemtë e Cen Elezit, nuk na erdhi mirë, si neve ashtu dhe anglo-amerikanëve, të cilët na thanë që ju të bëni kryengritje dhe atentate. Kështu sipas udhëzimeve të tyre u përgatit dhe u bë kryengritja e Shkodrës, për të cilën ishim në dijeni edhe neve. Mbi kryengritjen e Shkodrës, i ka thënë Ramazan Jellës se ajo gjë ishte vendosur në Komitetin Qëndror të Tiranës, prandaj të arratisurit e Shijakut, duhet të përgatiten dhe të jenë gati që me këtë rast të hidheshin në aksione.

Marrë nga Memorie.al 

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur envert hoxha sulo klosi envert hoxha sulo klosi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 2 Shkurt 2020, 17:34

TIRANË– Aktori i njohur i humorit Sejfulla Myftari ose ndryshe Cekja ka treguar një histori nga koha e diktaturës teksa ishte i ftuar në “E diell”.Teksa ri...

Art&Argëtim 2 Shkurt 2020, 16:44

TIRANË– Aktori Ermal Mamaqi mbajti mbrëmjen e së mërkurës premierën e filmit të tij “I love Tropoja”, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Por disa komente ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni