Aktualitet

Dosja “Babale”, Ministiria e Drejtësisë ngatërron gjykatën, dërgon informacione tek Civilja

Sipas procedurës Minisitra duhet të dorëzonte disa informacione në Gjykatë, por nuk i ka dërguar tek gjykata Penale siç ishte parashikuar.
Featured image of article: Dosja “Babale”, Ministiria e Drejtësisë ngatërron gjykatën, dërgon informacione tek Civilja Ministria e Drejtësisë

TIRANË- Minsitira e Drejtësisë ka ngatërruar gjykatat dhe ka dërguar informacionet e dosjes “Babale” tek Gjykat Civile.

Sipas procedurës Minisitra duhet të dorëzonte disa informacione në Gjykatë, por Report TV bën me dije se nuk i ka dërguar tek gjykata Penale siç ishte parashikuar.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.
Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’.

Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Ndërkohë, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment