Politike

Akuzat për kallëzim të rremë, ish-deputeti Salianji nën gjykim për ‘Babalen’: Do kemi surpriza!

  • Salianji pas gjyqit: Futa në burg vëllain e Xhafajt, nuk e bëri dot as shteti
  • Salianji në Gjykatën Penale. Ish-deputeti demokrat është zyrtarisht nën gjykim pasi akuzohet për kallëzim të rremë. Sipas Salianjit, Prokuroria nuk ka prova për ta dënuar. Në një prononcim për gazetarët jashtë Gjykatës, Salianji premtoi edhe "surpriza" të tjera.
    Featured image of article: Akuzat për kallëzim të rremë, ish-deputeti Salianji nën gjykim për ‘Babalen’: Do kemi surpriza! Ish-deputeti Ervin Salianji

    TIRANË– Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është zyrtarisht nën gjykim lidhur me akuzat për çështjen “Babale”. Vendimi për të u mor gjatë seancës së sotme në Gjykatën Penale.

    Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të Gjykatës, Salianji u shpreh se Prokuroria nuk kishte asnjë provë kundër tij duke premtuar edhe “surpriza” të tjera lidhur me dosjen.

    Bëra atë që nuk bëri dot shtetit. Unë kam futur në burg vëllain e Fatmir Xhafajn. Do të kemi surpriza të tjera. Në tre muaj hetime prokuroria nuk më gjen dot një kontakt me Alizotin por vetëm me deputetë. Prokuroria duhet të provojë fajësinë time. Nuk ka vepër penale dhe asnjë provë.

    Ervin Salianji, ish-deputet

    Ish-deputeti u mor i pandehur nga Prokuroria më 6 mars pasi akuzohet për kallëzim të rremë.  Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë.  Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg.

    Ndërkohë nga brenda sallës së gjyqit, Salianji postoi një foto mbi të cilën shkruante se nuk do të tërhiqej nga asnjë lloj presioni. 

    Postimi i plotë:

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Dosja.al ka siguruar kërkesën e datës 19 mars 2019 ku prokurorët e çështjes Genci Qana dhe Kolë Hysenaj i kërkonin gjyqtarit të seancës paraprake dërgimin në gjyq të çështjes penale ndaj të pandehurve Albert Veliu, Fredi Alizoti, Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashi. Kujtojmë që Gjykata dha për gazetarin Olldashi vetëm masën “detyrim paraqitjeje”, Albert Veliu ka kërkuar azil në Hungari, ndërsa Alizoti ndodhet në burg.

    Po çfarë është dosja “Babale”?

    Disa muaj më parë Partia Demokratike publikoi dy audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Përmes këtyre videove, PD kërkonte largimin e Xhafajt nga posti, duke e cilësuar këtë të fundit si mbrojtës të aferave kriminale të të vëllait. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale. Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, nuk vërtetohet se zëri që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji. Ai u shpreh se kishte vendosur të tregonte të vërtetën pasi “Babalja” nuk i kishte dhënë pjesën e parave që i detyrohej. Urdhër-arresti për Fredi Alizotin është ekzekutuar, ndërsa për Albert Veliu u arratis fillimisht drejt Kosovës, për të shkuar më pas në Hungari, ku edhe ka aplikuar për statusin e azilantit, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Për dosjen “Babale” kanë dëshmuar në Prokurori Enkelejd Alibeaj, deputetët e PD, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, eksponenti pranë PD, Sali Lushaj si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në datë 6 mars të këtij viti prokuroria mori të pandehur ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’. Salianji është marrë i pandehur, pasi rezultoi si personi që kontaktoi me Albert Veliun dhe nëpërmjet gazetarit Jetmir Olldashi publikuan në selinë e PD audio-përgjimin e rremë. Kjo vepër penale, kallëzim i rremë sipas nenit 305 të kodit penal ka një marzh dënimi nga gjobë deri në 5 vite burg. Për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili ka realizuar intervistën me “Babales” u dha masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë që pas publikimit të audio-përgjimit vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa la kampionin audio të zërit të tij në prokurori dhe u largua për t’u dorëzuar drejtësisë në Itali ku kishte për të vuajtur edhe 4 vite burg.

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment