Bota

Shpërtheu si bombë mbi banesa/ Publikohen momentet e tmerrshme të rrëzimit të avionit në Pakistan (VIDEO)

Në një video të publikuar sëfundmi nga mediat e huaja, shihet momenti kur avioni "AirbusA320" rrëzohet mbi banesat në qytetin pakistanez dhe shpërthen në flakë.
Featured image of article: Shpërtheu si bombë mbi banesa/ Publikohen momentet e tmerrshme të rrëzimit të avionit në Pakistan (VIDEO) Pamje nga videoja

PAKISTAN– Paraditen e djeshme një  aeroplan me 99 persona në bord u rrëzua  në qytetin e Karaçit në Pakistan duke u shkaktuar vdekjen 97 personave.

Së fundmi mediat e  huaja kanë publikuar edhe  një video ku duket momenti  kur avioni është rrëzuar mbi  banesa në  një nga lagjet e këtij qyteti.

Nga burimet e Autoritetit të Aviacionit Civil dje u raportuar se avioni ishte rrëzuar një minutë  para uljes së tij në aeroport.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se rrërzimi i avionit në Pakistan vjen vetëm pak ditë pasi ky shtet  kishet rifilluar fluturimet tregtare, pas masave drastike bllokuese të Covid-19.

Këto pamje janë  rregjistruar nga kamerat e sigurisë që tregon të gjithë pamjen e qartë në momentin e rrëzimit të avionit.  Gjatë sekondave të fundit të fluturimit ku ai  zhduket pas ndërtesave, e në pak sekonda shpërthen një zjarr i madh dhe re të mëdha tymi.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment