Bota

Zjarri në Australi, NASA:Tymi do të përfshijë të gjithë globin

Pas analizimeve që po bëhen nga flota e satelitëve të NASA-a,konfirmohet se zjarret masive kanë përfshirë bregdetin lindor të vendit gjatë këtij muaj dhe tymi ka kaluar edhe përtej Paqësorit.
Featured image of article: Zjarri në Australi, NASA:Tymi do të përfshijë të gjithë globin Foto ilustruese
Përditësuar:

AUSTRALI– Tymi i shkaktuar nga zjarret masive në Australi së shpejti do të rrethojë të gjithë Tokën, ka thënë NASA në një postim në Twiter.

Pas analizimeve që po bëhen nga flota e satelitëve të NASA-s,konfirmohet se zjarret masive kanë përfshirë bregdetin lindor të vendit gjatë këtij muaj dhe tymi ka kaluar dhe përtej Paqësorit.

NASA tha se gjatë Ditës së Vitit të Ri flakët kanë kapërcyer Amerikën e Jugut, duke e kthyer qiellin atje me mjegull dhe më pas, duke u zhvendosur “në gjysmë të rrugës përreth Tokës” deri më 8 janar.

Ndërsa, Agjencia Hapësinore Amerikane tha se: “Tymi pritet të bëjë të paktën një qark të plotë në të gjithë globin,”. Vatrat e zjarrit që kanë rënë në Autrali që nga muaji shtator, kanë përfshirë gjithë Australinë,  duke marrë 28 jetë njerëzish dhe duke shkatërruar 2000 shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkalla dhe intensiteti i paparë i zjarreve është përkeqësuar nga ndryshimi i klimës, thonë ekspertët.

Marrë nga:BBC

(A.K.;E.K/Dosja.al)

Shto Koment