Bota

Zjarret në Australi/ Kryeministri Morrison harron 26 viktimat: Të ndihmojmë industrinë e turizmit pas shkatërrimit katastrofik

Scott Morrison tha se qeveria po kërkon të mbështesë industrinë e turizmit në vend, ku 152 miliardë dollarë do të ofrohen për mbrojtje të vendeve të punës, bizneseve të vogla dhe ekonomive lokale duke stimuluar banorët të kthehen në kontinent.
Featured image of article: Zjarret në Australi/ Kryeministri Morrison harron 26 viktimat: Të ndihmojmë industrinë e turizmit pas shkatërrimit katastrofik Pamje nga zjarret në Australi

AUSTRALI– Qeveria Australiane njoftoi komunitetet dhe bizneset e turizmit të ndikuara nga zjarret shkatërruese se do të shpërblehen me një pagesë fillestare prej 76 milion dollarë përmes Fondit Kombëtar të Rimëkëmbjes së Bushfire të Qeverisë Morrison.

Kryeministri Australian Scott Morrison tha se qeveria po kërkon të mbështesë industrinë e turizmit në vend, ku 152 miliardë dollarë do të ofrohen për mbrojtje të vendeve të punës, bizneseve të vogla dhe ekonomive lokale duke stimuluar banorët të kthehen në kontinent.

Zyrtarët tashmë kanë zhvendosur 6.000 ushtarë në rajon për të ofruar ndihmë dhe kanë dhënë më shumë se 50 milion dollarë për pagesa urgjente.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Turizmi australian po përballet me sfidën e tij më të madhe në gjithë historinë e këtij vendi. Një në trembëdhjetë vende pune në Australi mbështetet në turizëm, kështu që investimi ynë prej 76 milion dollarësh është një injeksion urgjent për të ndihmuar të gjithë ata hotele, restorante, kafene dhe operatorët turistikë të rikthehen. Kjo ka të bëjë me marrjen e më shumë vizitorëve për të ndihmuar mbajtjen aktive të bizneseve lokale dhe mbrojtjen e punëve lokale në të gjithë vendin dhe veçanërisht në ato zona të shkatërruara në mënyrë të drejtpërdrejtë siç janë ishulli Kangaroo dhe Adelaide Hills, Malet Blu dhe pikërisht përgjatë Bregut të NSW dhe Lindjes Gippsland në Victoria.-ka deklaruar Morrison.

Burimi: msn

A.C/Dosja.al

Shto Koment