Bota

Plani me 3 hapa që do të nxjerrë Australinë nga bllokimi i COVID-19 deri në korrik

Australia sikurse dhe Zelanda e Re është një nga shtetet që me përgjigjen e shpejtë kundër koronavirus kanë parë shumë sukses, pasi niveli i vdekshëmrisë dhe rasteve të reja është shumë i ulët.
Featured image of article: Plani me 3 hapa që do të nxjerrë Australinë nga bllokimi i COVID-19 deri në korrik Kryeministri i Australisë, Scott Morrison.

AUSTRALI– Australia ka përshkruar planin me tre hapa  për lehtësimin e kufizimeve që u vendosën kundër Covid-19. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison përshkroi të tre hapat që vendi do të ndërmarrë për të arritur një “ekonomi të sigurtë në korrik të këtij viti”.

Sidoqoftë, vendimet përfundimtare për lehtësimin e kufizimeve mbeten në duart e qeverive të shtetit.

Siç ka deklaruar ditën e sotme Kryeministri Scott Morrison, me heqjen e kufizimeve gati 1 milion njerëz mund të kthehen përsëri në punë pas rënies së rasteve me Covid-19.

Kujtojmë që edhe Australia ashtu si shumë shtete të tjera prej në muajin mars vendosi kufizime të rrepta në distancimin shoqëror, por kto masa drastike e ndihmuan SHBA të kishte sa më raste të reja infeksionesh të koronavirusit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu sikurse ka pretenduar edhe SHBA, Qeveria australiane është në të njëjtin mendim se koronavirusi mund të ketë origjinën nga një laborator të Ëuhan.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

Shto Koment