Aktualitet

ME VIDEO/ I veshur me xhup të zi e atlete të bardha, dalin pamjet kur shitësja i merr armën Astrit Thaçit teksa rrëmben florinjtë në sirtar

Në një moment ai mendon se gruaja nuk do të bëjë asnjë levizje, por mesa duket qenka gabuar.
Featured image of article: ME VIDEO/ I veshur me xhup të zi e atlete të bardha, dalin pamjet kur shitësja i merr armën Astrit Thaçit teksa rrëmben florinjtë në sirtar Astrit Thaçi

ELBASANDosja.al ka siguruar videon në të cilën shfaqet momenti kur pronarja e argjendarisë i merr armën grabitësit Astrit Thaçi. Në këtë video shfaqet Thaçi i veshur me xhup të zi, pantallona të zeza, atlete të bardha dhe një pulovër të kuqe, i cili hyn si një klient normal në argjendari.

Fillimisht ai përshëndet pronaren e argjendarisë dhe i kërkon të provojë një unazë.Pasi Thaçi ka provuar disa unaza, ka nxjerr pistoletën nga brezi dhe i kërkon gruas që të mos lëvizë, ndërsa ajo tenton të largohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një moment ai mendon se gruaja nuk do të bëjë asnjë levizje, por mesa duket qenka gabuar. Astrit Thaçi fillon të marrë orenditë e arit që gjenden në banak, duke i futur nëpër xhepa, por pikërisht në këtë moment gruaja bën veprimin që nuk pritej, merr armën e lënë mbi banak nga grabitësi dhelargohet me shpëjtësi.

Astrit Thaçi u arrestua nga Policia më 15 shkurt. Ai u arrestua disa orë pasi grabiti një argjendari në qytetin e Elbasanit. Sipas Policisë Astrit Thaçi është një grabitës serial dhe ndaj tij rëndojnë të paktën 8 raste grabitjesh. Po ashtu 27-vjeçari rezulton i dënuar edhe në Itali me 7 vite heqje lirie, pasi edhe në këtë shtet ka kryer grabitje.

(a.m/dosja,al)

Shto Koment