Politike

Pakti për Reformën Zgjedhore/ Patozi ironizon tryezën e dialogut: Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Ramës

Në një postim në “Facebook”, Patozi shkruan se përshëndet dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shton se nga sot gjithçka është e mundur.
Featured image of article: Pakti për Reformën Zgjedhore/ Patozi ironizon tryezën e dialogut: Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Ramës Edi Rama dhe Astrit Patozi

TIRANË– Kryetari i i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar, lidhur me tryezën që uli në dialog palët për reformën zgjedhore. Në një postim në “Facebook”, Patozi shkruan se përshëndet dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shton se nga sot gjithçka është e mundur.

Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…” -shkruan Patozi.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur sot në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment