Aktualitet

Si u vra biznesmeni Guxim Gjyriqi/ Artan Hoxha publikon pamje nga vendi, makinat kalojnë njëra pas tjetrës, gazetari: Është mesazh për të vëllanë

  • Ekzekutori është një ish-komando?! Artan Hoxha zbërthen detaje
  • Përballë gazetarit Endri Xhafa, Artan Hoxha shpjegoi se kishte shkuar në Tropojë për të investiguar mbi vrasjen në fjalë duke zbuluar detaje të rendësishme dhe duke siguruar pamjet ku shihen vetëm dy makina që kalojnë me shpejtësi njëra pas tjetrës. Sipas gazetari, automjetet janë përdorur në krim.
    Featured image of article: Si u vra biznesmeni Guxim Gjyriqi/ Artan Hoxha publikon pamje nga vendi, makinat kalojnë njëra pas tjetrës, gazetari: Është mesazh për të vëllanë Pamjet nga vendngjarja dhe Artan Hoxha
    Përditësuar:

    TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar sot video nga vendi ku u vra biznesmeni Guxim Gjyriqi në Tropojë që është njëkohësisht edhe djali i tezes së Fatmir Haklajt. Siç premtoi një ditë më parë, i ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha publikoi pamjet dhe i komentoi ato. Përballë gazetarit Endri Xhafa, Artan Hoxha shpjegoi se kishte shkuar në Tropojë për të investiguar mbi vrasjen në fjalë duke zbuluar detaje të rendësishme dhe duke siguruar pamjet ku shihen vetëm dy makina që kalojnë me shpejtësi njëra pas tjetrës. Sipas gazetari, automjetet janë përdorur në krim.

    Ngjarja ka ndodhur në skaj të vendit. Në një qytet të vogël. Larg kryeqytetit. Larg syrit të medias dhe auitoriteteve. Është në vrasje e mesazh dhe paralajmëron një zinxhir vrasjes siç kanë ndodhur më parë. Pse e cilësoj shqetësuese? Jemi 11 ditë nga atentati dhe ajo është një ngjarje e spostuar. U tha që u gjet një makinë e djegur, u tha se u qëllua nga një makinë me kallashnikov. Të gjithë këto nuk ka një përputhje me ato që pash unë në Bajram Curri, në Has apo Gjakove ku mendohet se mund të kenë ikur autorët. Por Çfarë ndodhi mesnatën e 5 janarit?

    Guxim Gjyriçi babai i tre fëmijëve, pronar i një lokali në Bajram Curri. Pasditë ka dalë nga banesa, ka bërë një pushim nga ora 16:00 dhe është kthyer në lokal duke parë një ndeshje nga ora 22:15 inuta. Të afërmit janë larguar për një kafe dhe Guximi ka mbetur i vetëm në atë vend. Është raportuar që ka ndodhur në orën 23:40 minuta, por viktima është vrarë shumë më parë. Këtë moment e tregojnë kamerat e sigurisë. Ne po publikojmë Kemi dy automjete që largohen nga vendi i ngjarjes. Është një Benz dhe një Ford Fiesta që largohen. Kjo e dyta është 17 sekonda pas Benzit. Ford Fiesta është automjeti që u gjet në Golaj i djegur. Janë pamje të siguruara privatisht nga unë. Uroj që policia të ketë sekuestruar të gjitha kamerat e HEC-it të Fierzës që filmojnë kalimin në drejtm të Qafë Malit. Rruga e largimit është e mbuluar nga kamera. Uroj që të jenë marrë këto kamera,”– shpjegon Artan Hoxha.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pamjet tregojnë orarin kur ka ndodhur ngjarja. Kufoma është gjetur 40 minuta pasi ka ndodhur vrasja. Në këtë kohë ata kanë patur mundësi të largohen me shpejtësi nga Morina, nga Qafa e Luzhës për në Krumë dhe Kukës. Aty ka një urë që mund të bllokohej. Mund të shihen edhe kamerat që ka patur në këto drejtime. Autorët kanë lënë mbrapa një makinë të djegur që shohim në pamje. Kjoë shtë makina e ytë dhe jo e para. Nga informacionet me rezulton që njëra nga makinat e dyshuara ka dalë nga Qafa e Morinës dhe ka hyrë në Gjakovë dhe është futur sërish në Golaj dhe ka marrë pjestarin tjetër të grupit që ka djegur Ford Fiesta. Dogana është shumë afër aty. Nëse shikoni, në automjetin e parë që nukë shtë fiksuar në skenën e krimit nga dëshmitarët. Autorët kanë vëzhguar lëvizjet e Guximit, sepse ai nuk mbrohej dhe lokali qendronte hapur deri pas mesnate,”- vijoi gazetari më tej.

    Guxim Gjyriqi, biznesmen dhe djali i tezes së Fatmir Haklajt u ékzékutua me ármë zjarri në hyrje të karburantit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur duke gdhirë data 6 janar. Guxim Gjyriqi njihej në zonë si një njeri i qetë dhe pa probléme. Ai nuk rezulton të ketë pasur précédentë pénalë, kështu që pistat ku po hetohet janë dy: konflikte të kohëve të fundit dhe konkurenca për shkak të bizneseve të tij. Sipas gazetarit Artan Hoxha, dyshohet se vrasja e Guximit është një mesazh ndaj vëllait të tij.

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment