Aktualitet

“Atyre iu ngeli në dorë pengu”/ Artan Hoxha: Vëllai i Jan Prengës nuk ishte korrieri i Hajrave, ai u rrëmbeu drogën në Angli

Gezetari Hoxha flet mbi rrëmbimin e Jan Prengës dhe lidhejt e vëllait të tij me rrëmbyesit.
Featured image of article: “Atyre iu ngeli në dorë pengu”/ Artan Hoxha: Vëllai i Jan Prengës nuk ishte korrieri i Hajrave, ai u rrëmbeu drogën në Angli Artan Hoxha

TIRANË– Po të shikosh orarin 11 e 45, fakti që kanë lënë gjurmë gjaku, rrëmbimi me Range, atyre nuk iu është bërë vonë fare, sikur të ishin Zot në atë zonë”. Kështu mendon gazetari Artan Hoxha mbi rrëmbimin, që përfundoi me vdekjen e 49-vjeçarit.

Sa i përket arsyes pse u rrëmbye  Jan Prenga, gazetari investigativ ka thënë:  “Nuk është e vërtetë që vëllai i Dod Pregës (Jan) që ka qenë korrier i tyre, ai ka rrëmbyer drogën nga kontenieri nga porti, i ka rrëmbyer ngarkesën e tyre. Trajleri do shkonte në destinacion, rrëmbimi dhe fshehja e ngarkesës ka sjellë dhe gjithë këtë ashpërsi. Fakti që ata dogjën makinën tregon se ata donin të humbnin gjurmët që do të thotë se kishte një problem në pengmarrje. Atyre i ngeli në dorë pengu”.

Policia praktikisht është ende në operacion dhe por kërkon në një zonë me rreze 2 km larg resortit se dyshon se ata mund ta kenë groposur viktimën. Të arrestuar ende nuk e kanë pranuar”. Ndërkohë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani tha se një nga të arrestuarit kish pranuar se “49-vjeçari iu ka ngelur në dorë”.

Erzen Breçani:Për mendimin tim ky është një rrëmbim me motiv pengmarrje pasi çdo njeri që kryen një pengmarrje ka një arsye ka një kërkesë …Për mendimin tim policia që arrin në konkluzione janë pasi kanë kryer arrestimin e personave që kanë kryer këtë vepër penale. Eshtë deklaruar nga një nga këta persona që “na ka ngelni dorë s’ka qenë qëllimi për ta vrarë”… Por duhet të kryhen edhe dy arrestime të tjera që komplet grupi të …Personi që është akoma në kërkim ai mund të ketë kryer groposjen e viktimës

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Çfarë ka ndodhur?

Policia njoftoi këtë të martë se 49-vjeçari, Jan Prenga humbi jetën gjatë kohës që rrëmbyesit e tij do ta transportonin në resortin Golden në Shijak, pasi e morën me forcë në rrugën London, në Kamëz. Policia thotë se autorët e rrëmbimit dhe vrasjes janë Bajram Hajri dhe dy djemtë e tij Leonard Hajri dhe Elton Hajri, si dhe dhe Olsi Turja. Të katërt u arrestuan në një operacion të zhvilluar të hënën nga RENEA.Në kërkim është shpallur Altin Hajri, pronar i resortit, ku dyshohet se u mbajt trupi i viktimës, përpara se të zhdukej.  Hetimet kanë zbardhur edhe shkaqet e rrëmbimit të Jan Prengës. Policia tha se ai ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, për shkak të disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Shkak për këtë rrëmbim është bërë pikërisht konflikti i pazareve të drogës me të vëllanë e Jak Prengës, Astritin. Ky i fundit dyshohet të mos ketë dorëzuar 283 kg kokainë në destinacionin që duhej dhe mësohet se ka pasur konflikte të mëparshme me vëllezërit Hajri në Angli. Astrit Prenga është në burg aktualisht në Angli, ku rezulton i dënuar me 8 vite e gjysmë burg.

Marrë nga Opinion.al

(a.m/dosja.al)

Shto Koment