Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
Giorgio Armani zhvillon shfaqjen me dyer të mbyllura, mbyll fabrikat dhe zyrat për 7 ditë që të mbrojë stafin e tij nga Ko
24 Shkurt 2020, 08:54Nga DOSJA
ITALI– Në Itali prej të premtes kur u shënuan tre të prekurit e parë nga virusi e deri më tani që numri i viktimave ka shkuar në katër është përhapur shumë panik sepse rrezikshmëria është teje e lartë.
Për këtë shkak sitilisti me famë botërore, Giorgio Armani, ka anulluar shfaqjen e tij të të dielën.
Me sa duket Armani ka ndjekur masat dhe rregullat e forta kundër kërcënimit të virusit, prandaj dhe ka menduar të mos e zhvillojë sfilatën për të mbrojtur stafin e tij nga koronavirusi.
Ndërkohë që pas shfaqjes për koleksionin vjeshtë/dimër 20/21 në javën e modës në Milano, Giorgio Armani vendosi të mbyllë zyrat në Milano dhe vendet e tij të prodhimit në Lombardi, Emilia Romagna, Veneto, Trentino për një javë.
Por Armani ka zgjedhur që sfilatën ta zhvillojë brenda një teatri, me dyer të mbyllura për shkak të këtij virusi, ç’ka do të thotë se për stafin e tij nuk do të ketë pushim.
Për këtë organizim të pazakontë që është krejt ndryshe nga herët e tjera, Armani nuk do të lejojë as shtypin dhe klientë që të marrin pjesë në këtë pasarelë për të ruajtuar shëndetin e tyre dhe të stafit të tij.
Koronavirusi po përhapet me shpejtësi. Në Itali janë shënuar 4 viktima dhe 152 të infektuar, ndërsa në rang global kanë humbur jetën 2619 persona, kryesisht në Kinë. Në Shqipëri ka nisur kontrolli pasi është përhapur panik për shkak të afërsisë gjeografike me Italinë. Për të sqaruar gjithë situatën ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbledhë sot në orën 9.30 Task Forcën. Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Emergjencave në aeroportin e Rinasit.
ITALI– Viktima e katërt nga Koronavirusi që u shënua ditën e djeshme në Itali, mësohet se ka qenë një burrë 84-vjeçar nga Bergamo i shtruar në spital për...
Kosovë- Ditën e djeshme kryeministri i ri i Kosovës ka shkuar në zyrë në këmbë, pa mjetin e tij. Kurti postoi disa foto në Instagram teksa ishte duke ecur në rr...
ITALI– Italia prej të shtunën e 22 shkurtit u përball me dy viktimat e para nga Koronavirusi, ndërsa dy viktima të tjera janë shënuar pasditen e së dielës dhe ...
Itali– Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Itali. Mediet italiane raportojnës e viktima në një 84-vjeçar nga qyteti i Bergamo-s. Ndërsa numri i...
TIRANË– Koronavirusi vdekjeprurës që ka pushtuar prej dy muajsh Kinën ka marrë jetë njerëzish edhe jashtë territorit të saj, duke prhapur shumë panik tek q...
Pete Buttigieg, kandidati i parë i hapur homoseksual për president të Shteteve të Bashkuara që po tërheq seriozisht vëmendjen, ishte në epërsi në zgjedhjet parp...
ITALI- Koronavirusi ka mbërritur në Itali, ku janë shënuar 3 viktimat e para dhe nurmi i të prekurve po përhapet me shpejtësi. Koronavirusi po sjell dhe problem...
KOSOVË- Ministri i Integrimit në Kosovë, Blerim Reka, ka thënë se deri në fund të vitit mund të presim lëvizje të lirë, pasi sipas tij do hiqen vizat. Pas ...
ITALI- Italia prej ditësh është nën diktatin e koronavirusit. Deri tani janë tre viktima dhe numri i të prekurve janë gati 200. Mediat në itali kanë publikuar d...