Showbiz

Reperi Josh Stone padit Ariana Granden: “7 Rings” është e kopjuar nga kënga ime

Sipas mediave të huaja, Stone pretendon se Grande i ka kopjuar këngën me titull “You need it, I got it”.
Featured image of article: Reperi Josh Stone padit Ariana Granden: “7 Rings” është e kopjuar nga kënga ime Ariana Grande dhe Josh Stone
Përditësuar:

TIRANË– Reperi Josh Stone, i njohur si ”DOT” ka paditur për shkelje të së drejtës së autorit këngëtaren e njohur Ariana Grande. Sipas mediave të huaja, Stone pretendon se Grande i ka kopjuar këngën me titull “You need it, I got it”.

Të njëjtat burime shkruajnë se reperi e ka dorëzuar padinë në Gjykatën e Qarkut të Neë York-ut ku deklaron se hiti i Grandes ”7 Rings” është kopje e këngës së tij. Gjithashtu ai akuzon edhe producentin Broën që ka punuar me Ariana Grande se ka përdorur elementë të këngës së tij. Ndërsa zëdhënësi i Ariana Grande nuk ka pranuar të komentojnë rreth këtij rasti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment